
“Buzë Uji” një zonë e harruar për 8-vjet nga Pushteti Vendor, e braktisur në mëshirën e fatit, nën moton rilindase :”Për para”
Rrugë të amortizuara, deri në degradim, duke i bërë të pakalueshme në shumë segmente të saj.

Sipërfaqe të tëra mbuluar me mbetje inerte, mbeturina që dekompozohen mes hapsirave publike, nesër mund të kthehen në vatra epidemish, sapo temperaturat të rriten.
Zero investim në këtë zonë.
Zero kujdes për qytetarët e saj.

Zero vëmëndje dhe pse një zonë buzë liqeni me bukuri të pashoqe që po të kishte vëmëndjen e duhur do ishte një perlë turistike, zonë ku biznesi mund të punonte duke i sjellë zhvillim, por jo, kjo është një braktisje e qëllimshme për ta shpopulluar.
Duhet t’i ndëshkoni me votë me 14 maj, për gjithë padrejtësin e bërë.

Ndryshimi fillon nga porta e derës tuaj, vota juaj është arma më e fortë për të ndryshuar realitetin. Vendimi është në dorën tuaj!
Bashkohu me ekipin që do të ndryshojë Malësinë voto Isa Ramaj…
