BRIGJËT E PUKËS DHE KODI I MALEVE

0
Mbrëmje të bukur për ju miq.
Do sjell një ‘fragment’ nga libri që së shpejti do jetë në duart e lexuesit.
Bugjoni krenari për fis e më gjërë.
Fundjave të mrekullueshme për ju.
Nga: Prenda Sejdia
Ç’ndjesi të sillnin dikur, tek i shikoje ato valët shkumëzuese të Drinit Bardhë e Zi, të cilat ndër mileniume ia ujitën rrënjët brigjeve të Thaçit autokton, madje para helen, ku gjenden brenda trevës veriore të fisit iliro- pirust.
Udhëtimi i lumit gjarpërues veçse sa i ndan me trojet e Rodogoshit fisnik, Krasniqes së burrave, dhe Mërturit fisnik trim e bujarë atje mes kapuç (plis) bardhësh, assesi nuk pati fuqi Drini madhështorë të bëhej pengesë mes këtyre malësorëve të mrekullueshëm.
Apo (Bukurushit, Bukurishës), Berishës zë madhe plot trima, të zgjuar e të urtë në kuvendime.
Ama ( brigjasit ) Thaçët, janë ata njerëz plot virtyte që brezave ua përcollën me traditën më të mirë, si mikpritja, besa e bujaria, me pritë e përcjellë mikun, ndorja si një element i besës e qëndresës po ashtu.
Malësorët e Brigjeve u dalluan dhe dallohen si njerëz që ndërtuan e mbajtën familjen, forconin mardhëniet me miqt e gjendeshin krah tyre në çdo situatë sado e vështirë qe.
Egzistenca e tyre ndër këto troje që nuk mund të përcaktohet një periudhë fikse, por një gjë duhet parë e kuptuar mirë, se nga Brigjët/Frigjët, që dhe sot njihen me këtë emër shumë popullsi Brigjë/ Frigjë gjenden në Azinë e Vogël, ama e njëjta prejardhje që vërteton gjenezën dhe forcon idenë e lashtësisë mbi këto troje.
Brigjët e Pukës i takojnë Dukagjinit Vjetër, ku për Thaçët ashtu si për çdo krahinë në tërë trevat e Pukës, nga shkrimtarë e studjues vendas e të huaj të të gjithë kohërave u pikasën si njerëz liridashës të zgjuar e sypatrembur e për ta lufta për mbrojtjen e trojeve ishte si një festë e larmishme.
E për këtë fenomen studjuesi e mendimtari Frang Bardhi e ka përkufizuar me një frazë.
“Burrat e Pukës e kanë për ç’nderim të vdesin prej vdekjes së natyrshme dhe e kanë për nderë ata të vriten, e sidomos me ushtri të madhe”. Ref. Frang Bardhi 1637. Relacion’.
Kështu që në vizitën e tij që bëri nëpër Pukë ai ua la dokument letrave shqipe ku studjohen dhe sot mbi trevat e Pukës.
“Këta gjind e këta popuj epiriot të Pukës janë sa thuhet mundqarë, të dhanun mbas armëve e luftarakë, të cilët e durojnë lehtësisht të ftohtët, akullin e vapën, mungesën e kushteve të jetesës e çdo mundim.
“Edhe grua të pandershme s’ka në Epirë ( në Pukë ) se po të diktohet farefisi e vret mendjëherë”.
Pra sipas Frang Bardhit Shqipëria e Epërme ku Puka është e quajtur Epir ose Epirus.
Kështu që Thaçët si bij të kësaj toke bregdrinase e shtrihen dhe treva tjera shqipfolëse jetuan mbi tokat e lashta të Pirustit Antik e Dukagjinit Vjetër mesjetarë.
Vlerësimi i Gjon Muzakës mbi Dukagjinët, pasi i quajti Dinastia sunduese në Arbëri sepse rrënjët vijnë nga Troja e Lashtësisë.
Veçse luftëtarë të paepur, punëtorë e përpunues metalesh, ku ndër shekuj veçse sa ia shtuan rëndësinë vendbanimeve, por dhe fiseve në gjithë kuptimet.
Pukjanët janë popull i urtë dhe i zgjuar, e në do zhvillosh një takim mes burrave plisbardhë ndër oda pritjeje apo tek fangu, pra atje në zonat e Pukës ose “Dukagjini i Vjetër “ zor se mos të binin bisedat edhe mbi çështje ku i mbronte a sundonte ligji i kohës.
Populli i Bugjonit e trevave të tjera Pukjane, gëzojnë atë model kulturorë të veçantë që e dallojnë atë në disa segmente të shoqërisë.
Ata i lidhin me kujdes fijet e dukshme e të padukshme të gjithë asaj çfarë kanë të përbashkët, e cila përbën sistemin e linjave kryesore që formojnë kulturën vendase e cila është e admirueshme për cilindo që studjon zonat e krahinat kreshnike të Pukës.
Kjo nën- kulturë, dallohet lehtësisht nga nënkulturat e tjera.
Të vetqeverisesh është forcë padiskutim.
• Kështu që “Kodi i Maleve” i Lekë Dukagjinit, pra asaj kryeveprës që pas katër librave të shenjtë si • Teurati, • Zeburni, • Ungjilli e • Kurani, • Kanuni i Lekë Dukagjinit është i pesti për nga rëndësia, dhe o Zot sa krenare na bën si Komb.
Kodi i Maleve që na bën krenarë edhe sot e kësaj dite, studjohet si lëndë mësimore në shumë universitete të globit.
Mes shumë kundërshtive mbi ligjet “e ashpra”që përmban 1263 nenet, dua ta përqafoj fort megjithë spekulimet e shumta nga mendimet ndryshe, pra nga njerëz që ose nuk kanë përvojën e njohuritë e duhura ose pëlqejnë ‘demokracinë e ç’lirët’ ashtu siç ndodh rëndom në ditët e sotme.
Degjoj të thuhet se ‘femrën e ndëshkon rëndë’.
Po të bëjmë një krahasim të femrës tradicionale e moderne, është fare e thjeshtë me gjithë ndryshimet që ka sjellë ndër familjet shqiptare.
Familja dje dhe sot, pa diskutuar ekonominë.
Nuk e ndëshkonte femrën, përkundrazi e mbronte, se kështu mbrohej familja.
Madje kishte ligje të forta funksionale, që dhe të ‘paudhët’ i bënte njerëz.
Vërtetë kishte si ndëshkim për shkeljet psh. Djegie shtëpie, prerje të pemëve apo gjedhëve, leqitje nga fisi apo fshati etj, në varësi të shkallës gabimit apo krimit kryer.
• Po a nuk kanë qënë më se të drejta si ndëshkim i atyre që nuk vlerësonin nderin, pronën, moralin a jetën..?!
A• Unë vërtetë jam femër e si e tillë kam folur mbi këto fenomene në një emision radioje, por, më thanë a s je femër ti që e përqafon Kanunin a..?!
Përgjigja ime ishte dhe është;
• Ligji është rregullator i një shoqërie qoftë moderne apo tradicionale qoftë ajo, pasi kohërat kanë vërtetuar një gjë të tillë.
Madje po e vuajmë mungesën e forcës së ligjit.
• Në fshatin tim të bukur Bugjon Pukë, në lagjen e mrekullueshme të quajtur Gralisht, qe një grua fort e zgjuar (ndjesë pastë).
Me krenari ia them emrin Kune Prelja.
Puna që ajo bënte ishte të pleqnonte krah burrave më në zë të trevës.
Pra nuk e ndaloi Kanuni zakonorë i Maleve sepse brenda atyre ligjeve të drejtën ia dha aftësia.
Kune Prelja u këndua në këngë edhe si një bijë e fiseve madhështore të Pukës siç është Mërturi.
“Kune Prelja prej Merturi
E ka besen sa një besë burri”.
Krenari e Thaqit si ikonë e femrës apo gruas Thaçjane, që demostruan vlera e virtyte.
• Gratë e martuara jo gjithmonë mund t’i shoqëronte për tek fisi i saj i shoqi apo ndonjë burrë nga familja e të shoqit për arsye të ndryshme (pra pamundësi) ama ajo e kishte obligim nisjen vetëm, ama e mbrojtur nga zakoni kanunorë.
Ajo me një shami të kuqe në dorë udhëtonte si sokoleshë mes pyjesh të dendur dhe askush s’guxonte ta lëndonte pasi shamia e kuqe të cilën e mbante në dorë qe simbol mbrojtje e ‘ndorjeje’ nga bajraku e në rast sulmi bajraku ishte ‘Zoti’ për të çuar në vend gjithë atë ndodhi e ndaj ndëshkoheshim ashpër keqbërësit, se burrat e bajrakut e bënin kërdinë.
Kjo qe në mbrojtje të nderit dhe vlerave të gjinisë femërore por dhe familjeve po ashtu.
Unë, jam krenare për dheun e tokën Pukjane, është gjithë ëmbëlsia e botës mbledhur aty.
Ku ka si Thaç e Pukë.
Thaçjanët janë njerëz të devotshëm dhe treguan veten e tyre në çdo kohë por edhe sot i kemi ato figura në Bajrakun tonë që janë Nderi i Kombit e zemra ju rrah shqip nën bajrakun e bekuar të Thaçit.
Në mund të përmend disa si Atë Shtjefen Gjeçovi, Atë Gjergj Fishta, Frrok Kolë Rexha (Bajraktari i Thaçit), Kolë Nikë Alija Flet, Ramush Haradinaj (Iballë) Dardani, Imzot Gaspër Thaçi Iballa, i madhi Adem Demaçi Xath Prishtinë, Kolë Bibë Mirakaj Iballë që u bë shpëtimtari i hebrenjëve në Luftën e Dytë Botërore dhe shumë pinjollë të familjes tij për shumë dekada e plot të tjerë që meritojnë emër të cilët zunë vend në historinë e re.
Pinjollë të denjë të familjeve më në zë të Thaçit, atje mes bjeshkeve kreshnike ku bashkëjetuan me orë e zana e fis brenda fisit.
Jo vetëm ruajtën identitetin, por shtuan vlerat atdhetare, si amanet që ju erdhi prej të parëve. (Vazhdon dhe s’ka se si të jetë ndryshe )…….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.