Nga : Musa Kurtulaj 

Sot rastesisht takova në Shkoder lahutarin 73 vjeçar, Jonuz Delaj. Kishte ardhur nga Kopliku per të regjistruar një kengë në studion e zerit, dhe më pas do të vijonte me filmimet ! Kishim më shumë se një vit pa i takuar, ndaj dhe biseda qetë – qetë “kaperceu gurë me gurë” deri ne vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur si fëmijë më ka mbetur akoma në kujtesë kenga per Noren e Kelmendit, që e këndonte me lahutë Jonuz Delaj ! E dëgjonim shpesh tek valet e Radio Shkodres dhe Radio Tiranes (emisioni per shqiptarët jashtë atdheut) . Pati berë shumë jehonë në atë kohë ai djalë i ri me lahutë, me një zë ushtimë sa të krijonte pershtypjen se je duke udhëtuar neper bjeshkët e Kelmendit në shoqërinë “Zanave të Malit dhe Kreshnikëve të Legjendave ( Muaji e Halili) ! ” .
Eshtë nga Nikçi i Kelmendit, ndaj gjithnje e quanin “Lahutari i Bjeshkëve”, Jonuz Delajn ! Që nga ajo kohë e deri në ditet e sotme, Lahutari legjendë, Jonuz Delaj, këndoi në skenat e festivaleve kombëtare, nga Shkodra e deri në Gjirokaster !
Pas vitit 1990 Jonuz Delaj rrugëton me lahuten e tij neper dhjetra koncerte të emigrantëve shqiptar neper botë ! Çlirohet Kosova ne vitin 1999 dhe Jonuz Delaj kthehet në Kosovë, i zhuritur nga malli per vllezërit e pertej bjeshkëve të Kelmendit, të cilet i kishte takuar vetem njëherë në vitin 1980 kur me asamblin e Radio Shkodres mundën të japin disa koncerte në Kosovë !
Dhe ndersa kalimthi udhëtonim në këto kujtime, u befasova kur mora vesh se Jonuzi asnjë titull nuk ka nga institucionet e larta te Shtetit Shqiptar të 30 viteve te fundit !!!! Si ka mundësi kjo harresë ?! Mbante mend se dekoraten e fundit e nga institucionet e larta të shtetit e ka marrë në vitet ’80-të ” Urdhërin Naim Frashëri” . Nga ajo kohë e deri sot, në “kupolë” nuk u kujtua njëri per të vlerërsuar kontributin e papërsëritshem në thesarin e folklorit shqiptar, të Lahutarit të Bjeshkëve, Jonuz Delaj ! E dija se kishte rreth 2 vite që Këshilli i Qarkut të Shkodres ia kishte propozuar Qeverisë per ti dhënë pension të veçantë ! Të gjithë këshilltarët ne menyrë unanime kishin qënë dakord me këte propozim ! E pyeta Jonuzin se çfarë është berë ?
Po presim, ndoshta u vjen radha “letrave” të mia dhe i shqyrtojnë, mu pergjigj Jonuzi , dhe shtoi se vazhdonte të besonte per lajmin e mirë nga Qeveria ! Ata që më kanë njohur mirë në ato vite si Çesk Zadeja, Sali Mani, Tish Daija e tjerë e tjerë , që do të flisnin per mua, nuk jetojnë më ! Ai, më shumë se per pensionin e posaçem, e ndiente brengen per lahuten dhe lahutarët që janë paksuar në mënyre dramatike, sa në Shkoder e Malësi të Madhe nuk kanë mbetur më shumë se 5-6 prej kësaj “race” artistike ! Kështu po plagosim rendë një pjesë të rendësishme të identitetit tonë, shprehej i brengosur lahutari 73 vjeçar, Jonuz Delaj, dhe u ndamë me premtimin se së shpejti do të takoheshim në praninë e kamres, per një regjistrim të detajuar të karrieres së tij artistike ! Së paku, tha, le ti mbesin arkives ! Po, ti mbesin arkives e filmuar që të pakten të deshmohet se në Shqiperi dikur ka pasur edhe lahutë, edhe lahutarë !




Të përgëzoj Musa për këte shkrim brilandë dhe kuptimpot për një nga artistet e medhej të kultivimit të këngës folklorike e patriotike të lahutari 73 vjeçar të Jonuz Malush Delaj.
Unë si bashkë moshatar dhe mikë kamë kënaqësin kur degjoj zerin e tijë i cili ruan freskin dhe energjin e kohes së rinis edhe pse sot është 73 vjet.Lahuta e lijë jehonë kudo në male fusha ne skena e festivale brenda dhe jasht atdheut.
Ai i ka dhenë dhe vazhdon ti japë vlera artit dhe folklorit Shqipëtar. Jonuzi në levrimin e këngës është ai lahutari që nuk levizë nga tabani kombetar,nga lahuta e Malesis Madhe. Ai ju ka këndiar kreshikëve të Jutëbinës,i ka kënduar herojve dhe heroinave të tullit kombëtar. Ky artist i përmasave duhët vlersuar,ndruar dhe respektuar si inkonë e folklorit Shqipëtsr.
Respekt të pa kufishëm për Lahutarin legjndar të Malsis Madhe dhe të kombit. Respekt për shkun dhe mikun ton Jonuz Delaj