Përdhunuesi famëkeq Josef Fritzl mund të lirohet së shpejti nga burgu pasi një ekspert vendosi se ai nuk është më një rrezik për publikun, sipas mediave të huaja.88-vjeçari, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 pasi pranoi se e kishte mbajtur vajzën e tij Elisabeth të mbyllur në bodrumin e shtëpisë së familjes, si skllave të seksit për 24 vjet.BOTA/Gjatë përvojës së saj të frikshme në Austri, Elisabeta lindi shtatë fëmijë nga babai i saj. Mediat lokale raportuan se ai tani duket i hutuar, flet rregullisht me televizionin, mendon se është një yll i popit dhe flet për vizita nga të afërmit që nuk kanë ndodhur kurrë.