BISNESI   SHKODRAN NË PIKËN KRITIKE TE MBIJETESES

0

 

Bizneset e vogla në qytetin e Shkodrës po përjetojnë ditë të vështira duke qënë se aktiviteti i tyre ka qëndruar i mbyllur për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Pronarët e bizneseve janë të shqetësuar sepse mund të falimentojnë nga masat shtrënguese që janë marrë ndaj Covid-19 deri më tani.Edhe pse bizneset tashmë janë hapur brenda fashos së orarit të lejuar, fuqia blerëse ka rënë, shkak mbetet edhe mbyllja e rrugëve. Ndërkohë tregtarët shprehen se humbjet që kanë pësuar janë të mëdha pasi malli ju ka mbetur stok në dyqan që nga sezoni i dimrit.Pasojat që situata nga Covid-19 ka sjellë për bizneset dhe familjet janë të mëdha. Paga e luftës ka një vlerë të vogël krahasuar me nevojat që kanë bizneset dhe punonjësit.Gjithësesi  ënde  nuk është e qartë se sa  dhe si  do  vijohet  në të ardhmen e afert.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.