Bizneset e vogla në qytetin e Shkodrës po përjetojnë ditë të vështira duke qënë se aktiviteti i tyre ka qëndruar i mbyllur për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Pronarët e bizneseve janë të shqetësuar sepse mund të falimentojnë nga masat shtrënguese që janë marrë ndaj Covid-19 deri më tani.Edhe pse bizneset tashmë janë hapur brenda fashos së orarit të lejuar, fuqia blerëse ka rënë, shkak mbetet edhe mbyllja e rrugëve. Ndërkohë tregtarët shprehen se humbjet që kanë pësuar janë të mëdha pasi malli ju ka mbetur stok në dyqan që nga sezoni i dimrit.Pasojat që situata nga Covid-19 ka sjellë për bizneset dhe familjet janë të mëdha. Paga e luftës ka një vlerë të vogël krahasuar me nevojat që kanë bizneset dhe punonjësit.Gjithësesi ënde nuk është e qartë se sa dhe si do vijohet në të ardhmen e afert.