Ku më bukur se në Shkodër të niset Viti i ri me mesazhe paqeje, bashkimi dhe solidariteti.
Ajo që na ka dalluar ndër breza e që e bën Shqipërinë vendin më unik në botë është harmonia dhe vëllazëria mes besimeve fetare. E tillë ishte edhe kjo mbrëmje ku në praninë e drejtuesve më të lartë të të gjitha komuniteteve fetare u shpërnda mesazhi i shenjtërisë së Tij Papa Françeskut për “Ditën Botërore të Paqes”.

“PAQJA” është simbol i besimeve tona fetare, e konteksti i mesazhit të Atit të shenjtë bëhet më i fortë për kohën që po jetojmë.
“ASKUSH NUK MUND TË SHPËTOHET I VETËM” T’ia nisim përsëri nga Covid-19 për të përvijuar së bashku shtigje paqeje, është ftesa që ju drejtohet popujve kudo në botë.
Nga lufta me armikun e padukshëm sot gjendemi në udhëkryqe të reja prej luftës në Ukrainë.

Faleminderit Arqipeshkvisë metropolitane Shkodër – Pult dhe Komisionit Drejtësi dhe Paqe për këtë organizim, si dhe drejtuesve të lartë të Komunitetit Musliman, Ortodoks, Bektashi, Vëllazërisë Ungjillore për mesazhet e bukura që na japin duke na bërë krenar si komb.
