Arbjan Mazniku, ministri që ua heq kompetencat ministrive dhe i çon drejt bashkive

0
60

 

Në qeverinë Rama është edhe një ministër që nuk bën zburmë a potere, por punon. Ai quhet Arbjan Mazniku. Ka pushtetin Vendor. Reformator dhe idealist njëkohësisht, ai qëkur ka marrë detyrën po takon, informohet, punon me bashkitë, me njerëzit që marrin vesh nga funksionimi i bashkisë dhe komunitetit lokal, takon e bashkëbisedon me të huaj të që kanë pushtetin lokal,etj. Po rropatet me të huajt që kanë fonde për ti tërhequr për Shqipërinë, dhe i fokuson vetëm te pushteti lokal.

E gjitha në funksion të një bashkie për qytetarët dhe e mirëkontrolluar nga komuniteti zonal.

Mazniku këto ditë po eksperimenton disa prioritete decentralizimi nga pushteti qendror drejt atij lokal.

Ja se çfarë shkruan vetë Mazniku: “Në bashkitë e Beratit, Divjakës dhe Shkodrës do të pilotohet decentralizimi i disa funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Dhënia e më shumë kompetencave për njësitë vendore do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve në sektorë shumë të ndjeshëm për ta.

Bashkë me koleget e qeverisë, Ministret Anila Denaj, Ogerta Manastirliu dhe Albana Kociu si dhe me kryetarët Ervin Demo, Benet Beci dhe Josif Gorrea diskutuam për procedurat që duhen ndjekur, nevojat e bashkive për mbështetje me kapacitete financiare dhe njerëzore për t’i kryer këto funksione.

Më shumë shërbime për qytetarët, më afër vendbanimit të tyre.“- përfundon Mazniku.

Natyrisht që në psikologjinë 33 vjeçare të pushtetëve, pakkush dëshiron të humb pushtet si ministër, por duket se Mazniku ka mbështetjen e hapur të kryeministrit.

Dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse decentralizim të pushteti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.