Sali Berishës i përfundon mandati si deputet, Flamur Noka kërcënon socialistët: Guxoni dhe ia hiqni mandatin dhe do e shihni

0

Kjo e premte shënon 6 muaj mungesë të Sali Berishës në Kuvend duke i hapur rrugë interpretimit  ligjor nëse humb apo jo mandatin. Kuvendi nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap zyrtar, por për demokratet mandatit i liderit te opozitës është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në vend.I shoqëruar nga Vokshi, Bylykbashi dhe Noka, Berisha mbërrin në Kuvend ...

Noka: Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes.

Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Për Top Channel Flamur Noka konfirmon se me e afërta parashikohet në muajin korrik.

Noka: Vetëm kryengritja dhe mosbindja civile është përgjigjja për narkoshtetetin’ korrik të kemi protestë kombëtare.

Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

Noka: Kemi kontakte me dy deputet, Çollakun dhe Banon. Kemi edhe me te tjerë, po ashtu me drejtuesit në terren. Qëllimi i kësaj rezolute kjo është.

Të hënën Kryesia pritet të caktojë  jo vetëm datën e protestës se korrikut por edhe ti japë dritën jeshile rezolutës s bashkimit, rezultati i pare i se cilës pritet te shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve./Top Channel

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.