MIMOZA CUFAJ REXHVELAJ 

Deti
dashni me shikim të parë.
Nuk ka të dytë,
as rival.

Buzëqeshjen se la me ik
I mshtes durt mbi plagë
E ngrihem fort mbi to
Ani pse dhemb si zjerm ferri
Ani pse digjem, vedit i them “duro”
Kam mësue me qendrue fort

E lotët mi fshi me masdore
Buzëqeshjen se la me ik
Eja , eja i them lulebore …
Durimi me asht ba çelik
E nuk lëkundet hiç për dreq,
Edhe kur jeta ma ban termet,
Qendo i them vedit “ka edhe ma keq!”
Ti vetem qesh
Në rrjetën e merimangës
Është ngujuar një rrebesh
Ti fjalë reperësh përdor
Nuk e di pse, kaq shpesh…
Të dalësh nga pellgu i pistë
Ujana duhet njohur cep më cep,
O botë, thua, pak shpresë dua
Por bota shpresën s’ta jep.
Në buzën e greminës me shkumë
Botën përtokë e ngjesh
Përpëlitem, djersij e gërvishtem
E ti, vetëm qesh…
Këngë që mundesh me e këndue 

Mbase nuk e di…
Kur thyhen qelqet e arsyetimeve
Kazani i paradokseve vlon
Krisja mbetet njollë
Bën pis dhe ëndrrat më të dlira.
Zemra e bën provë plasaritjen
Në kohën shtrigane që t’i mpin
Muskujt e trupit e gishtat e dorës,
E ku mundesh me këndue
Veç këngën e Zogut të Dëborës,
Kur nuk gjen dramca
Në sofrat që shtrojmë
Bashibozukë e sejmenë
Abortesh e shtërzimesh,
Ku mundesh me këndue
Veç këngën e atij zogu
Që batin pret me u rroposë
Poshtë brinjëve të tij të brishta tepër.
Për në Olimp rrugën ma tregove 

Ëndrrat e dlira
Nën sqetullën tënde i struka,
Dhe gjakun në damarë
Më të kuq se rubinët e pata.
Më rrëshkiti vështrim tinëz
Përtej mbi shtratin e lumit
Në kërkim të Zeusit e graha
Tërkuzën e tundimit.
Mbi etjen e buzëve të tua
U shkriva si të isha bulëz vese,
Në qemerin e shpirtit tënd
Me skatul e pastrova honin
E hamëndjeve e mëdyshjeve
Që deri vonë nuk patën gjumë.
Për sa kohë rri në pritje
Me areolën e agimit të kuqërremtë,
Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë
Pishtarin me flakë
E për në Olimp më prin…