Nga Fadil Maloku Vuçiqi, na paska qu selam nga një hapje të një fabrike diku në thellësi të Shumadisë…se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), duhet të ketë kompetenca identike me Republika Srpska (!?), që i bie hiç më pak se “shtet në shtet” (këkesē kjo qē bie në kundërshtim të plotë me rekomandimin e Gabriel Eskobar; “s’ka shtet, në shtet”)! Është kjo një kurth e ditur e radhës bizantine që daton që nga viti (i shpalljes së pavarësisê) 2008, mirëpo, që u kornizua juridikisht (me aminin e H.Thaçit) në Bruksel në vitin 2011, dhe u formalizua politikisht (me aminin e I. Mustafes) poashtu në Bruksel, në vitin 2015. Sipas këtyre konturave, Serbia meqë e kishte humbur ushtarakisht luftën me NATO-n, ajo tani po bënte përpjekje diplomatike për t’i ngadalësuat njohjet e kontestuar shtyllat kyçe të shtetësisëshpallur, duke kërkuar e insistuar në vazhdimësi (maksimumin) krejt Kosovën por, që kënaqej natyrisht, nëse i ofrohej shansi (optimumin) ta marr pjesën veriore ku gjenden “kapilarët” e mbijetimit të shtetësisë (Trepça dhe Liqeni i Ujmanit) sē Kosoves. Si gjeneratë që i ka kalua gjitha “testet” (e segregacionit dhe represionit) dhe sprovat (e ndjekjes dhe persekutimit të 1981-ishit ato të 1989-shes, por, edhe ato të 1999-ishit) e regjimeve serbe po ia rikujtoj Presidentit serb;
Zotëri, (Aleksandër Vuçiq) President i Serbisë!
Më lejoni Ju lutem që telegrafikisht t’u jap ca fakte në “selamin”Tuaj, për Asociacionin (apo; Zajednicen, si i thoni Ju në gjuhën serbe), që po e synon;
Ne shqiptarët e Kosovës, që nga fillimi e kemi ditur për qëllimin, aspiratën po edhe “ëndrrën” që e keni (personalisht Ju dhe Partia e Juaj radikale) për Kosoven. Andaj Juve qē po shpresoni, e po flisni pandalur, pa logjikuar e pa menduar fare rreth pasojave tē kësaj “ëndrre” sociale, a keni ndonjë argument (se Ju edhe gjatë kohës së regjimit totalitar të Millosheviqit derisa e ushtronit rolin e ministrit për propagandë /tipike “gebelsiane”/ lansonit pandalur rrena, shpifje e alibi të paqena) apo, si thonë këta vëllezërit e mi (jo soji i Edi Rames!) të Shqipërisë; “Ju vetëm, po ia futni kot së koti” (!?), ngase, nuk u ka mbetur më as edhe një;
- 1. Fakt DEMOGRAFIK, (nuk u kam faj unë që ky “djepi” në të cilin thirreni për gjithë shekullin (1912-1999) e kaluar, nuk u dëshmua fort i pëlleshëm (!), ngase, qytetar me origjinë serbe në Kosovë, la pas veti vetëm 3% !?);
- 2. Fakt POLITIK, (ma gjeni vetëm një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim më pozitiv, më të lartë, e më të garantuar edhe ligje ndërkombëtare, se sa serbët e Kosovës!?);
- 3. Fakt GJEOGRAFIK, (Ju po mendoni dhe ende po shpresoni e ëndërroni që me 3% demografi, mund tē merrni /një teritorr të Kosovës, prej /25% gjeografi!?);
- 4. Fakt USHTARAK, (Ju zotëri President i Serbisë, me gjitha paragrafët kapitulluese të Rezolutës 1244 /që kurrë s’po e hjekni nga goja, e të cilat i keni nënshkrua /me Marrëveshjen e Kumanovës) se keni pranu që të largoheni “vullnetarisht nga djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”/;
- 5. Fakt KULTUROR; (ky argument më shumë na shkon në favor neve shqiptarëve, ngase, të gjitha kishat që pretendoni se i takojnë këtij farë “djepit” tē ortodoksisë Suaj (luftënxitëse dhe përgjegjëse për pesë luftëra të shkaktuara në Ballkan) në fakt ishin kisha dardane…);
Mund t’u numëroj edhe një milion argumente tjera…, por dua të sigurohem që suflerëve të Kryeministrit Albin Kurti, të mos ua cenoj e as të mos ua marr “bukën e gojës”. - Se këto të mijat, topi s’ti luan!?