A MUNDEM…?

0

Jam e lumtur me këto që kam
Sepse ja di rëndësinë dhe vlerën që kanë ….!Ku ka mesazh  më  kuptimplotë se ky , që percjell poetja Adelina Pali.Nga kjo poete sot ne perzgjollëm dy poezi, të cilat ia vlen të lexohen, veçanarisht  në këtë kohë  vape, truri dhe shpirti duan freski poezie.

Adelina Pali

Si vorbulla mendimet mbështillen ditëve te mia
Manitë absurde sillen e fshihen ndër ditë
Cfilitjet dua të largoj, më lodh kjo vetmia
Të mbjell veç këngë, me mirësi t’i stolis.
A mundem vallë, që dritë të shpërndaj?
Të ardhmen ta ndërsej kundër vdekjes?
Të rrok mirësitë e me të gjithë t’i ndaj?
Të ulem pranë një kroi e të shuhem prej etjes?
A mundem që butet e mykura t’i nxjerr në hapësirë?
Që dhe vreshtat në lëngje të bekuara t’i kthej?
Të sperkas buzet e ndrydhura, qe jane duke ngrire,
Me guret si smeralde nje kala te forte te ngre?
Mesnata më përcjell zërat e të parëve,
Më vijnë këngët e moçme me gajde e cifteli,
A mundem vallë t’i zgjoj e t’i ngre prej varreve?
T’i përkëdhel me vargje…me vargje t’u jap pavdeksi?
A mundem të largoj ca thinja e diku tutje t’i hedh?
Ta heq dhe një rrudhë, që më endet mbi ballë
Te gjitha mirësitë si lule shumëngjyrëshe t’i mbledh
Mbrëmjeve të dlira tek te gjithë t’i shperndaj?
Dua që pushin pranveror kudo ta shpërndaj
Me gëzofin e dimrit të ngroh zemrat njerëzore
A mundem vallë, që thërmijat e gëzimeve t’i ndaj?
Brymën e vetmise ta tres, ta hedh në një bregore?
Eh, ngelet veç ëndërr, shurdhmemece më bëhet bota
Dua të rrethoj malet, nga zëri im të tunden
Mbase dhe këto vargje do ngelen të kota
Ndër ecjakëve më lodh pyetja: “A mundem…?”
DHIMBJE MALLI
Sa çudi, qëllimin tënd kurrë s’e kuptova
Porsi vegime më humbën fjalët e thëna
“Të ndjej,” më the. “Me mall sërish do t’kërkoja”
Teksa ditët qanë…deshmitare u bë hëna.
Eh, sa e marrë që jam, ndërsa endem në pritje
Nuk e dija se dikujt do t’ia ndjeja mungesën
“Duhet të kesh kaluar me dikë shume vite,”
“Nuk mjafton nje dite,” me the, “per të ngjallur shpresa.
Sa çudi, qëllimin tënd kurrë nuk e kuptova
Herë më afron e herë më bëhesh i huaj
Ndër ditë fjalë zemre kurrë nuk mora
Ç’është kështu? Mos ndoshta me zemrën time po luaj?
Dhe perpiqem që vetëm një shenjë tënden të kap
E di, je egoist, e di se dhe ti vuan andej
Dua ta çjerr natën, të turrem drejt teje me vrap
Të më vërshojnë ndjenjat si qindra lumenj…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.