Ditmiri është 14 vjeç. Shpreson që të dalë sa më shpejt nga burgu dhe të kthehet në shtëpi. Eshtë denuar për fyerje dhe plagosje të lehtë të mësueses, në oren e mësimit.
Ditmiri, që në fëmijërinë e tij të hershme, ishte një ditzi për veten e vet dhe prindët e tij. Nëse atij nuk i pëlqen diçka apo dikush mundohet t’i verë kufi, tërbohet. Ai ulurinë, godet, kercënon, shanë dhe zhduket. E ndjenë të domosdoshme qënjen në qendër të vemendjes dhe, kur nuk ia arrinë, sillet si i çmendur, duke tërhequr vemendjen e të gjithë atyre që e shikojnë. Pushteti dhe influenca mbi të tjerët, janë domosdoshmëri për atë. Gjëja që ai ka mësuar deri në perfeksion është, manipulimi dhe influencimi i të tjerve. Kur bindet se të gjithë i ka nënkontroll, ndjehet i sigurtë dhe i fituar.
Ditmiri, ka kaluar një fëmijëri të hershme, të vështirë. Babain thuajse nuk e njeh fare dhe nëna e tij ka përjtuar vetëm dhunë nga i ati. Për të përballuar dhembjet që i shkaktonte dhunimi i nënës, ai filloi të merrte drogë, të pinte alkool dhe largohej me ditë të tëra nga shtëpia. Në shkollë, ai shkonte sa për detyrim. Mundohej që t’i manipulonte shokët e vet që ta mbështesnin, të solidarizoheshin me sjelljet dhe qëndrimet e tij. Organizonte rezistencë dhe kundërshti ndaj mësueses, duke nxitur edhe të tjerët për një gjë të tillë. Shpesh e gjenin njerëzit diku të dehur, pa ndjenja dhe e çonin në shtëpi. I duheshin para për drogën dhe alkoolin dhe meqënse nuk i siguronte në familje, filloi të vidhte, ku mundej dhe kë mundej. Ditmiri, shpesh vihet në dilemën, midis jetës dhe vdekjes: Ndoshta do të ishte më mirë sikur të vdisja! Unë nuk kam jetë, nuk jetoj si të tjerët!
Gjëja që Ditmiri nuk arriti ta mësonte kurrë, në fëmijërinë e tij të hershme është se, kufiri është liri. Kufiri nuk të kufizon por, është mbrojtje dhe siguri dhe nga të dya këto, Ditmiri, thuajse nuk ka mësuar asgjë.
Kufiri tregon hapsirën e lëvizjeve, ku fëmijët dhe të rinjt mund të lëvizin lirshëm. Sa më shumë që rritet fëmia, aq më shumë zgjerohet hapsira e tij lëvizëse. Fëmijët dhe të rinjt, janë kompetent, brënda hapsirës së tyre.
Fëmijët e vegjël, vazhdimisht duhet të mbahen nën kontroll. Hapsira e lirisë së tyre është shumë e vogël. Megjithatë, brënda asaj hapsire, edhe ata duhet të mësohen të mbajnë përgjegjësi për sjelljet dhe vendimmarrjet e tyre. Nëse fëmia i përplasë lodrat në mur, në shenjë proteste apo kur nuk don të luaj me vëllezrinë e vet, prindët duhet ta tërheqin menjanë dhe t’i thonë: Ti mund të vazhdosh të luash vetëm nëse nuk i përplasë lodrat në mur dhe nëse pranon të luash me vëllain apo motrën.
Në klasat e para në shkollë, nga fëmijët pritet që, të bëjnë detyrat e shtëpisë, të dëgjojnë mësuesen dhe të mos flasin pa leje. Nëse nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, u duhet imponuar. Sa më shumë që rriten fëmijët, aq më shumë zgjerohet fusha e veprimtarisë së tyre, aq më të lirë janë ata dhe aq më shumë pritet prej tyre. Kufiri i veprimtarisë së tyre zgjerohet. Nëse fëmijët apo të rinjt, nuk e justifikojnë me sjelljet dhe vendimmarrjet e tyre zgjerimin e zonës së veprimtarisë, duhet korigjuar menjiherë, kufiri duhet të tkurret. Të rinjt duhet domosdo të mësojnë që të mbajnë përgjegjësi për sjelljet dhe veprimet e tyre, brënda fushës së lejuar.
Kufiri duhet menduar siguri, mbrojtje dhe liri. Aty ku kufiri është i paqartë, ka grindje, dhunë, madje, edhe luftë. Ka kuptim të plotë shprehja: Kufiri i qartë, fqinjësi e mirë.
Nëse fëmijët dhe të rinjt nuk e shikojnë dhe njohin kufirin, përse dhee për çfarë duhet të përgjigjen, nuk do të mund të mësojnë të mbajnë përgjegjësi për sjelljet dhe veprimet e tyre. Bota është e madhe, madje, shpesh shumë e madhe dhe e rrezikshme. Nëse prindët nuk janë të gatshëm apo të aftë që t’u mësojnë fëmijëve kufirin, fëmijët, ose do të ngarkohen me përgjegjësi për të gjitha, gjë kjo që i rëndon ata, ose do të shfrytëzojnë lirinë e tyre pakufi dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi për asgjë.
Për pjesën më të madhe të fëmijëve dhe të rinjëve, është qetsues fakti se ata nuk ndjejnë përgjegjësi për të gjitha ato që ndodhin në jetën e tyre dhe në mjedisin ku jetojnë. Vendimmarrjet e prindve, për familjen dhe ato që ndodhin në botë, janë jashtë fushës së tyre. Kufiri nuk duhet menduar si mbingarkesë për ata por, për të krijuar idenë se, brënda fushës së tyre, ata janë kompetent dhe të suksesshëm. Fëmijët duhet të mësojnë se kufiri është i fortë dhe i qendrueshëm, nëse duan ta kapërcejnë atë. Duhet të mësojnë se, vetëm brënda kufirit të caktuar janë të lirë dhe të sigurtë. Kjo liri dhe siguri janë funksionale vetëm nëse kufiri nuk do të injorohet. Eshtë detyrë e prindve dhe e shkollës që, të mbrohet ky kufi, edhe nëse fëmijët apo të rinjët nuk e dëshërojnë atë. U duhet bërë e qartë se, mosrespektimi i kufirit, sjell zvogëlimin e sferës së lirisë së tyre. Mbylljen në shtëpi, në institucione të mbyllura apo dhe burg.
Prindët që u diktojnë fëmijëve të tyre që në fillim kufirin e qëndrueshëm dhe të pakapërcyeshëm, i ndihmojnë fëmijët e tyre që të ndjehen mirë, të sigurt dhe të lirë, brënda atij kufiri. Nëse fëmijët do ta kuptojnë këtë, sigurisht që, kur të zgjerohet kufiri i tyre, nuk do ta shfrytëzojnë atë për aventura por, do ta ndjejnë përgjegjësinë e tyre, per sjelljet, lirinë dhe vendimmarrjet. Ata nuk do të rebelojnë por, do ta pranojnë gradualisht zgjerimin e fushës së veprimtarisë së tyre.
Të rinjt priren nga tendenca e lirisë së pakufizuar por, nuk janë aspak të gatshëm të marrin përgjegjësinë për pasojat që mund të sjellë një gjë e tillë. Shpesh nuk duan të dëgjojnë fjalën e prindve të tyre, duan liri të pakufizuar në familje. I duan të gjitha, pa prekur asgjë me dorë.
Prindët nuk duhet të dorëzohen, duhet të pyesin dhe të informohen rregullisht, nëse ndjehen të paaftë për të kontrolluar fëmijët e tyre.
Shkroi: Lekë Imeraj