QYTETI I KOPLIKUT PA BIBLOTEKË

0

Pas 3 (tre) vitesh e gjysëm mungesë të biblotekës së qytetit të koplikut. Kjo si rrjellojë e mungesës së ambjenteve brenda godinës së Bashkisë Malësi e Madhe, tashme ka gjasa që ky institucion ndër më të rëndësishmit e kulturës në Malësi të Madhe do ti rikthehet përsëri qytetarëve. Kjo pritet të ndodhi me përfundimin e rikonstruksionit dhe shtesës së godinës së shkollës së mesme Sherif Hoxha në qytetin e Koplikut. Kështu sipas informacioneve jo zyrtare brenda stafit të kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, vlersohet se bibloteka e munguar që prej fillimit të mandatit të tij si kryetar Bashkie do të kthehet ne instucion pikërisht në një nga mjediset e reja të kësaj shkolle.
Megjithë këtë ende nuk është e qartë se kur dhe si do të konkretizohet një investim i tillë, kjo për më tepër se askush nuk mund të thonë sot se ku ndodhen dhe në çfarë gjendje fizike janë fondi i biblotekës së dikurshme të qytetit të Koplikut, ku për hirë të së vërtetës duhet theksuar fakti se për pasurimin e kësaj bibloteke ndër vite nga këshilli i Bashkisë së qytetit të Koplikut aso kohe akordoheshin fondet përkatëse sipas kerkesës dhe planfikimit të punonjësve të biblotekës. Ndrëkohe që këto vitet e fundit as këshillli i bashkisë e as vetë administrata e Bashkisë ku duhet të veçojmë në rastin konkret zyra e kulturës në Bashki duket se ka harruar të paraqesin në këshill projektet për pasurimin e fondit të biblotekës me libra të rinj. Kësisoj një qytet qender e një treve libërdashëse dhe natyrisht vendlindja e autorëve të njohur jo vetëm malësor por mbarëkombëtarë, si Rexhep Qosja Qytetar Nderi I Malësisë, Ramiz Lika autor i mjaftë romaneve , madje ndër shkrimtarët e parë mbas çlirimnit në mbarë veriun e shqipërisë, Nikolle Spathari edhe ky Qytetar Nderi , apo edhe Sokol Zekaj poet i çmimit Kombëtar, Dode Kaçaj e mjaftë të tjerë, veprat e të cilëve do të duhej të ishin në bibloteken e qytetit dhe jo në thasë sherbele, duke pritur përfundimin e godinës së shkollës së mesme Koplik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.