Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinaj, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. Ai ka theksuar se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja dhe SPAK-u për të nisur hetimet apo verifikimet për figurën e tij. Kështu ai mohon akuzat e PD-së. “U habita nga skenari i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, skenar që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk do të kisha marrë mundimin t’ ju përgjigjesha nongratave që po përpiqen të krijojnë një skenar shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndjej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mijtë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministri Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time të deklaroj: Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë skenar të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t’i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t’i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve”, ka theksuar ai në reagimin e tij. Pas kërkesës së PD-së filloi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Pas akuzave politike të bëra nga PD-ja, CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Fierences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016 ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinaj, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për të trafik të marijuanës. Si funksionte banda kriminale? Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e organizatës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte. Tre personat e fundit kujdesin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata sigururonin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdorinin gjatë bisedave. Nga hetimet e prokuroria ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri tek shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisin shpërndarjen në terren. Rini Marku së bashku me vëllain e tij Frederik Marku dhe Ferdionand Pajën drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë. Bruno Nika, në rolin e korrierit transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. Stefania Gamuzza bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike tek blerës të ndryshëm. “Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Vendimi i Gjykatës së Firences Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoni që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë. Edhe në vendimin e gjykatës theksohet se Tonin Marinaj akuzohet si drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marijuanë.Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist Tonin Marinaj në lidhje me këtë çështje, por ai nuk i është përgjigjur telefonatave tona. Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016. Ne kemi kërkuar më shumë se 4-5 herë komunikim me të, por ai nuk ka pranuar të flasë apo të përgjigjet. Fakti është se PD e ka akuzuar, kryebashkiaku thotë janë akuza politike, CNA publikon dokumentet pë hetimet e prokurorisë italiane, ku përfshihet edhe kryebahskiaku i Malësise së Madhe, i cili në vend që të sqarojë poziconin e tij në këtë çështje, ka zgjedhur ka politizojë atë. CNA do të voijë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteteve që disponon në lidhje me këtë çështje./CNA
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku Tonin Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge
Dokumenti ne italisht