Në kuadër të projektit ambicioz “Porta e Alpeve” me shtrirje në 3 bashki, Malësi e Madhe, Shkodër dhe Lezhë, mirëprita në zyrën time përfaqësues të Bankes Europiane të Investimeve z. Miguel Da Santos Silva përgjegjës kredie, znj.Maira Panagua oficere e projektit dhe z.Kevin Cheung ekspert transporti.
Implementimi i këtij projekti madhor që synon ndërhyrjen në përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e mbetjeve do t’i japë një zhvillim të jashtëzkonashmëm dhe të qëndrushëm krejt zonës së veriut, duke u mbështetur në praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Stafi i Bankës Eruopiane të Investimeve bashkë me Inxhinierë dhe specialistë të planifikimit të territorit pranë bashkisë, pas takimit kanë inspektuar nga afër disa nga zonat ku do të shtrihet projekti.