JAK RROZHANI
Mungesën fizike e ka shndërruar në lëndë shpirtërore, në kujtime emocionuese , ku dëshmi kemi veprën e tij monumentale, e cila e ka përjetësuar këtë marrëdhënie, në shumë dimensione. At Zef Pllumi, njëri nga personalitetet më të shquara , ka lindur në Malin e Rrencit, Shëngjin ,më 7 Prill 1924 Trajektorja e jetës së tij dhe të papriturat e saj, e kanë larguar nga vendlindja e tij e dashur, që aq shumë e deshi dhe nuk e harroi kurrë, duke e marrë atë kudo , gjithmonë me vete . duke u identifikuar me të qenit malësor, në kuptimin më të ngushtë dhe origjinal të fjlaës e të etmisë. Peripecitë e jetës së tij , për fatin jo të mirë dhe të pariturat e kohës , të cilat ai i përballoj me kurajo e guxim , e shndëruan atë në fratin e kujtimeve, i cili i zbuloi qytetërimit se çfarë ka qenë historia jonë, shpresat dhe honet e saj, njeriun shqiptar në dy kohë, filozofitë e tij , njeriu i vjetër dhe njeriu i ri, totalitarizmi , diktatura , por mbi të gjitha : ai rrëfeu se çfarë ishte qëndresa dhe kush e bëri atë, fisnikërinë dhe madhështinë e saj. Si askush tjetër , At Zef Pllumi, me jetën dhe veprën e tij, u bë emblema e lavdisë dhe e qëndresës . At Zef Pllumi , ishte shkrimtar dhe memorialist i shquar , autori i shumë veprave , por triologjia “Rrno vetëm për me tregue”, i përkthyer në Itali e në vende të tjera, e shndërroi atë në fratin e kujtimeve, duke i treguar qytetërimit, se çfarë ka qenë historia jonë, njeriun shqiptar në dy kohë, totalitarizmi , diktatura, dhuna, plagët që shkaktuan , cënimi i dinjitetit dhe i lirisë së individit, i fjalës së lirë dhe të drejtave të tij legjitime , për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Ai solli mes nesh personalitetet e mëdha dhe veprën e tyre të madhe Ai ishte njëri nga ata , si njëri prej tyre , si bartës dhe përçues i amanetit : Rrno vetëm për me tregue dhe i traditës , ndezi dritën e fikur në historinë e vendit, bashkoi epokat me jetën dhe veprën e tij të lavdishme të mbushur me kulturë, vuajtje , qëndresë, besim te Zoti , shpresë dhe luftë paqësore për liri , fjalën e lirë. At Zef Pllumi, është nderuar me Urdhërin “ Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës më 2006 dhe me Çmimin “Penda e Artë”, më 2006 në letërsi, si dhe vlerësimin më të madh , atë të dashurisë dhe të mirënjohjes e ka marrë nga populli i tij , nga të gjithë shqiptarët . -Shumkush , për mos me thanë “gjithkush”, mendon se i jep një diçka të re botës, njerëzimit ! Kurrgja e re në këtë diell ! Ndërsa ujët rrjedh , bota po aty . Kur po lexoj Biblën, o kur po kundroj piramidat atje në shkreti , shkruan At Zef Pllumi , pyes : Si asht e mundun që njeriu i shek XX , në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar sa ai i 40 shekujve përpara ? Dashuni. Vetëm dashuni për njerëzit. Çaste lumnie në tokë . Si mesazh njerëzor për të gjithë.