Shkodër/Situata e përmbytjeve nga ora 8.00 është si më poshtë:

0
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00)
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00), konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:
Janë 5 familje, gjithsej 20 persona
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.