Të dashur miq, 

Të nderuar demokratë e demokrate,
Të nderuar bashkëqytetar, anëtarë e simpatizantë të PD-së, njerëzit e mi,që gjithmonë më keni mbështetur, inkurajuar për të ecur përpara, për të sfiduar e mposhtur pengesat.
Ju jam mirënjohëse e falenderuese pafund për sms, telefonatat, mbështetjen pa kushte që më keni dhënë, faliminderit që shihni tek unë kandidaten potenciale,që mund të mposhti kundërshtarin, që mund t’ju përfaqësojë në këtë betejë të parë primaresh.
Unë kam reflektuar me dhimbje gjithë këto ditë, mbi situatën e Malësisë, zhvillimet e orëve të fundit sikur vulosen vendimin tim që të MOS KANDIDOJ në primare si kandidate për kryetare Bashkie.
Vendi ynë ka nevojë më shumë për njerëz që e duan dhe punojnë për të. Do jem mbështetëse dhe përkrahëse e çdo beteje që ia kthen dinjitetin, respektin, shpresën Malësisë time!
Ju përqafoj me lutje!
Miqësisht Mimoza