Hapsirat publike në supërstradën Hani i Hotit Shkodër tashmë bëhet e ditur se falë ministrisë së kulturës do të mbushën me vepra arti moderne. Në realitet ne nuk jemi aspak kundër këtyre veprave të kohës, por mbase do ishte më me vënd të realoizoheshin vepra arrtistike monumënte apo shtatore të prsonaliteteve historike e kulturore të treves M. Madhe. Fatmirësisht përsonalitete të tilla kemi jo pak. Bije fjala një shtatore trimit Ded Gjon Lulit , famozit ndërkombëtar Lukë Kaçaj apo të paarritshmit në llojnë e vet Sali Mani , mbase do të ishin bnjë krenari më shumë , por edhe vlersim. Gjithësesi këto vepra që minitruia e kulturës po na i bënë dhuratë vështirë të kuptohen nga udhëtaret malësor nepër këtë rrugë! Dhe së fundmi Ministria e Kulturës do të bënte mirë të financonte për një Pallat kulture , dhe për…Nejse dhe për kaq faleminderit o ministri! Ndaj po botojmë të pa retushuar postimin e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj….
Mirëprita skulptorin Malësor nga Kelmendi me banim në Firence, z.Alfred Mirashi i njohur ndërkombëtarisht me emrin e Artit “Milot” dhe Drejtorin Artistik të Kompanisë ” Millevolti Arte” z.Michele Stanzione.
Ndihem krenar kur dëgjoj dhe shikoj për Malësorë që kanë arritur suksese dhe njohje përmes punës dhe veprës së tyre kudo në botë, duke nderuar kombin tonë
Falenderoj Ministrinë e Kulturës e cila bëri të mundur realizimin e tre veprave “Art në Hapësira Publike” në Malësi të Madhe, një nga këto vepra “Albanian Key” është krijim i Artistit Alfred Mirashi.