JAK RROZHANI
Romani ” Kolerë në kohë të dashurisë “, është një rrëfim , sa real, aq dhe domëthënës dhe tronditës ,por edhe duke përcjellë mesazhe njerëzore ,për fatin e poetëve të pushkatuar dhe të varur ,jo më pak atyre, që u vranë shpirtërisht ,me autor ,gazetarin, publicistin dhe kryeredaktorin e njohur , Namik Dokle ,politikanin dhe shkrimtarin vizionar, duke sjellë para lexuesve një vepër origjinale, me ngjarje, reale, ku vetë autori është protagonist dhe e ka përjetuar atë kohë të vështirë për të jetuar dhe krijuar. Me fatin e poetëve , që guxuan të ngrinin zërin dhe ta pasqyronin realisht realitetin e kohës, në poezitë dhe veprat e tyre realitetin në të cilën ndodheshin poetët dhe shkrimtarët ,por dhe vetë shoqëria shqiptare. Ku sistemi diktonte e vendoste për çdo gjë ,të një kohe të pabarabartë dhe ku jeta dhe vdekja ,ishin aq pranë ,ku fatin e tjetrit e përcaktonte pushteti i kohës dhe që godiste me forcë e brutalitet çdo mendim ndryshe apo veprim ,fjalën e lirë dhe çdo gjë që binte ndesh me interesat e sistemit të kohës, ndër ta edhe poetët. I një realiteti tronditës për fatin e poetëve, por edhe i një shoqërie të tërë , e një sistemi që diktonte e vendoste për çdo gjë dhe që ndëshkonte çdo mendim ndryshe apo pasqyrim real të realitetit të asaj kohe koleriane edhe me fatin njerëzor : atyre që ngritën zërin për të vërtetën ,apo shkruar poezi dhe vepra ,që s’pajtoheshin me këtë realitet . Ashtu siç e përshkruan me vërtetësi, dhimbje dhe nostalgji këtë realitet, autori i nderuar i romanit të arrirë : ” Kolerë në kohë të dashurisë ” , Namik Dokle: – TOENA, 2020. – , i promovuar në qytetin e Lezhës . -Varrin ia zhdukën ,tani as muranën ,nuk duan t’ia lënë, një narrativë prekëse dhe domëthënëse, ku njeriu i mbuluar me zhgun të zi ,që vinte çdo natë aty, për të zhdukur muranën e poetit … Duke dhënë mesazhe njerëzore, si njohje dhe reflektim i një realiteti mes dy kohëve për çdo lexues dhe brezat, që të mos përsëritet më kolera në kohën e dashurisë,ku të triumfojë dashuria,paqja ,harmonia, mendimi e fjala e lirë , drejtësia,liria ,e vërteta .