𝗔𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗼𝗿𝗶 𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮𝗻 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗱𝗿𝗮: 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗰̧𝗲𝗹𝗶 𝘀𝗮 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁 𝗻𝗲𝗴𝗼𝗰𝗶𝗮𝘁𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗻𝗲̈

0
190
Kjo ditë e dielë e gjeti në Shkodër ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabricio Bucci, i cili ka folur me nota pozitivie sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadori tha edhe se qeveria ka bërë një progres në rekomandimet e kërkuara, dhe për të ka ardhur koha që të çelen negociatat.
“Unë mendoj se “Po”, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë driten jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë.
Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të jape një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës, dhe Evropa duhet të jetë në lartësine e duhur”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.