Shkruan: Zef Kolë Gjokaj.
Edhe pse ne kete fshat te Trieshit ka vetem nje shtepi me banim te perhershem, dashuria ndaj vendlindjes e trojeve te parve motivoj te gjith banoret e ketij fshati pavaresisht se ku jan e ku jetojn qe ti qasen akcionit per rekonstruimin e modernizimin e rruges drejt ketij fshati- nga rruga kryesore deri ne fund te fshatit ne grop te Muzheckut, me gjatsi prej 2300m.
Edhe pse fillimisht mendohej se akcioni do te perkrahet vetem nga fshatart qe kan tok e shtepi aty. Mirepo te shtyr nga dashuria, krenaria e rrespekti per te paret e vet qe pushojn ne vorrezat e vjetra ne kete fshat, akcioni u perkrah e fuqimisht u ndihmua nga te gjith fshatart e tri vllaznive: Gjokaj, Gjolaj e Nikollaj, qe jetojn jo vetem ne Malsi por edhe ne Evrop, Amerik e Australi. Po me te njejtin entuzjazem akcioni u perkrah edhe nga fshataret kojshi, miqet, bijat e dashamirt e shumt te ketij fshati, per c’ gje kemi vetem fjal falenderimi e mirnjohje.
Mbetemi ne shpres se edhe faza perfundimtare ( asfaltimi) do te ndolle ne ditet e shpejta, pase premtimet e komunes ne krye me kryetarin e Nik Gjeloshaj jan inkurajuese.
Ky akcion edhe nje her tregoj haromin dhe respeltin tradicional qe egziston ne mes te fshatarve te ketij fshati edhe permes sofrave bujare qe u shtruan per ndret te ketij alcioni.