Ministrja Kushi me studentët e Mjekësisë: Mbështetje për studentët dhe të mjekët e sapo diplomuar që të japin kontributin e tyre në Shqipëri

0
140

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, me të cilët diskutoi rreth shqetësimeve, sugjerimeve dhe opinionet e tyre, me qëllim përmirësimin e punës dhe politikave për arsimin e lartë.Znj. Kushi shprehu mbështetje dhe angazhim maksimal që studentët dhe mjekët e sapo diplomuar, në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontributin e tyre për vendin. Ajo u shpreh se rritja e cilësisë dhe procesi i ndërkombëtarizimit janë instrumente që i mbajnë studentët këtu.Ministrja Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata i falënderuan studentët për angazhimin e tyre gjatë kohës që pandemisë. Në kohën kur u shfaq pandemia rreth 99% të studentëve të Universitetit të Mjekësisë iu përgjigjën menjëherë thirrjes për tu angazhuar për luftën kundër pandemisë, ndërkohë që një pjesë e mirë e studentëve të viteve të pesta dhe të gjashta shërbyen për afro një vit pranë shërbimit të urgjencës.Në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është edhe nxitja e punës kërkimore shkencore, e cila është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në të cilën synohet përfshirja jo vetëm e pedagogëve, por edhe e studentëve dhe mjekëve të rinj.Programi ‘Horizon Europe’ apo përfitimi i bursave ‘Erasmus’ nga studentët shqiptarë, bëjnë që Shqipëria të ketë një vlerë të shtuar sepse ata studentë kthehen në vendin e tyre dhe japin kontribut të mirë, sjellin vizion dhe energji të reja për të cilat çdo vend ka nevojë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.