MË MIRË PAGANININ ZGJEDH TË JEM NË SHTRAT

0
Poetja  Zade Kuqi    ka marr  “guximin”  poetik të  zgjedhin  Paganin  për   në  “shtratin” e saj  poetik.Muzika qtson shpirtin, muzika , largon ,lodhjen, muzika largon  stresin , muzika i thot jo  inatit, muzika i jep  sharmin e dubhur dashurisë.
Më mirë e kam të merrem me muzikë,
të zgjedh Paganinin
për kohën e aktit tonë apo diçka më moderne,
Dead can Dance,
a thua, cila pjesë do t’na stimulojë më shumë?
Që të dyjat kanë plot trishtime brenda muskulit
të zemrës tyre
apo ndoshta s’ikim dot, as edhe nga porno,
më mirë do quaja, ndjesi të paparë zemre,
ose art cunami, me të cilën jetën, të mbushur
edhe ashtu e kemi, pornografi me fëmijë,
pornografi me të rritur,
pornografi me kafshët
edhe pornografi me imazhet.
S’po me vjen gjest më i bukur, se fjala llahtar
e ëmbël, ejakulim, shpupuritje klitori me këtë gonxhen
e penisit që i jep ngjyrë përjetësie unversit,
as nuk humb shija prej mendimeve që nuk duan pronar
mbi kokë, për shembull kur thua “mendime të këqija”,
as këto mendime s’duhet pasur padron mbi qafë.
Sido që të jetë, duhet të provojmë vazhdimisht
deri në finale, kur dorëzon armët secila qelizë mbi shtrat,
zemra, nga ritmi i lartë, mezi arrinë të qetësojë flakët,
kur brendia jonë do të shkundet, fort-fort,
si pemët, nga stuhia e klithma, ende do të dëgjohet,
jo shkurt (ç’qenie është ajo pa kujtime? Dhe ç’mendje
është ajo që s’i ka gjethembajtëse gjurmët e ëmbla?)…
Më mirë Paganinin zgjedh të jem në shtrat,
zemra kudo akteve, plantacioneve të kujtimeve,
mbetet llogaritëse e shenjtë e fjalëve të heshtura,
numrave të mbrojtur qartë,
fakteve shumë madhorë: –
zemra të bëjë, ah, që lakuriq humbur në njëri-tjetrin,
sikur xhezdis hëna hapësirës pa fund brenda nesh
zemra, të ëmblat të rrahura të trefishojë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.