Shkran :Luan Asllan Dibrani
LDK-ja si Lëvizje dhe parti e Dr. Ibrahim Rugovës, me sukses shkatërroi ish Jugosllavinë, por tani po shkatërrohet nga komplotisti komunist Isa Mustafa?!
Sot teknologjia moderne ka fiksuar në çdo gjë elektronike dhe tashmë me një të shtypur butoni, këto sekuenca filmike gjenden si deklarata faktike të kësaj kaste politike e cila si asnjëherë në historinë e Kosovës ka pranuar nënshtrimin, madje duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve dhe në emër të votës së tyre tashti po tallen me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.Pamje e disa anëtareve të LDK-së heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe Sali Çekajt me presidentin historik Ibrahim Rugova,ku ishte Isa Mustafa?Ne atë kohë ishte LDK-ja një Lëvizje kombëtare në diasporë qe u angazhua në të gjitha shtetet e Evropës . Sali Çekaj ishte njëri nder themeluesit e degës së LDK-së në Deçan, ndërsa me t’u larguar nga Kosova, aktivitetin e tij politik e vazhdon në Gjermani, ku u zgjodh nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani. Çekaj ishte një prej organizatorëve më të mëdhenj të shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, punoi dhe organizoi lëvizjen çlirimtare të Kosovës, duke vepruar në Kosovë, Shqipëri e në Evropë. Ma së miri ky dëshmon përmes fjalimit të tij në një takim të Kuvendit përmes një Video shihet. Këtu shihet Sali Çekaj duke kritikuar veprimet e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës,ish ministër i atëhershëm i financave i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Në lidhje me vendimin për ndaljen e mjeteve financiare për presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova ishin përplasjet dhe mos pajtimit te kreut të LDK-se me qendër në Shtutgard sipas thënies se Sali Çekajt sjellim citatin si me poshtë;“Skandali më drastik është ndalja e mjeteve për presidencën dhe se duhet të theksoj edhe njëherë anomalitë me të cilat ne po ballafaqohemi: në të njëjtën kohë kërkohet ndihmë për presidencën, e në të njëjtën kohë në Kosovë para bashkëkombësve tanë thuhet se nuk ka bllokim dhe që të dy palët, shumë e pak nga i njëjti burim financohen”, thotë Çekaj në këtë video incizim të para 30 vjetëve.
Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi ishin ata qe penguan Dr. Ibrahim Rugovës me dhjetëra herë e lanë pa para nëpër aeroportet e Evropës, veçmas kur ai udhëtonte për në Amerikë për lobimin e ndërkombëtarizimit të Kosovës.!
Secili tashmë po e kupton se Isa Mustafa ka ardhur në krye të LDK-së përmes Bujar Bukoshit për ta shkatërruar partinë e Ibrahim Rugovës, me të cilin nuk kanë pasur bashkëpunuar kurrë, përkundrazi ai dhe Bujar Bukoshi tërë jetën e tyre kanë punuar kundër dr. Ibrahim Rugovës, kundër LDK-së, kundër Lirisë së Kosovës dhe kundër Amerikës. Por dinakëria dhe shkathesia e tyre për te sabotuar,manipuluar dhe propaganduar me djersen e Diasporës qe keqpërdoren ne mënyrën ma perfide, sot e asaj dite për 3% nuk e dëshmuan se ku i lanë ato para? Përplasjet , shantazhimet dhe veprimet kundër LDK- me frymën e Rugovës dita, ditës po zbulohen nga një enigmë shumë vjeçare, këtë e tregon me se miri heroi i Kosovës, i rënë në betejën e Koshares, Sali Çekaj, në atë fjalim të mbajtur në Kuvendin e tretë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjermani në viteve 90-ta .Ai me atë rast kritikonte Bujar Bukoshin e Isa Mustafën hileqaret e 3% në betejën për çlirimin e Kosovës të filluar nga ish strategu intelektuali dhe presidentit i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova..-Isa Mustafa dhe Bujarv Bukoshi ishin ne proces te vazhdueshëm me shantazhet e vazhdueshme që ua bënin Degëve të LDK-së në Diasporë, me të cilat Isa Mustafa në cilësinë e ministrit për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil, jo që nuk bashkëpunuan, por ishin rrënuesit kryesorë të bazës financiare që e kishte krijuar Lidhja Demokratike e Kosovës në Evropën Perëndimore, ShBA dhe vende të tjera.Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi ishin ata qe penguan Dr. Ibrahim Rugovës me rrudhjen e financave dhe duke e lënë me dhjetëra herë nëpër aeroportet e Evropës, veçmas kur ai udhëtonte për në Amerikë për lobimin e ndërkombëtarizimit të Kosovës.!Vrasjet e pashembullta politike që iu bënë kryesisht bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës pse nuk u zbardhen akoma?
Isa Mustafa shkatërrues i çdo vlerë demokratike me monopolin e tij dhelparak fuqizoj veten me paratë e 3% duke mos lejuar as mediat dhe duke ua mbyllur dyert për pjesëmarrje jo vetëm delegatëve nga diaspora që ishin familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës siç janë me dhjetëra degë anembanë Evropës, po edhe shumë mire na kujtohet rasti i Donika Gërgalles duke e nxjerr zvarrë nga Lidhja Demokratike .Veni re se investimet ma të mëdha financiare, propagandistike dhe vrasjeve të pashembullta politike që iu bënë kryesisht bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, për të gjallë të tij nuk arritën as një rast te zbulohet . Është shumë qesharake dhe turbullirë qe duhet të zgjedhën dhe të zbardhen ato raste.Isa Mustafa i humbi tri palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje nacionale, asnjëherë nuk dha dorëheqje, por gjithmonë diti të gjejë arsye për ta vazhduar avazin e shkatërrimit të LDK-sëashtu qe çdo kush po e sheh sot pozicionin esaj ne zvogëlim e drejt zhbërjes. Po ashtu, Isa Mustafa premtoi reforma në LDK, pra nëse i ka bërë ato reforma janë zhvilluar gabimisht, duke sjellë afër vetes fshatarë nga zonat rurale duke larduar denigruar dhe anashkaluar si deshim zonjen Vjosa Osmanin ,Edita Tahirin,Nexhat Dacin ,Nekibe Kelmendin dhe shumë figura të ndryshme akademike. Hendeku politik aktual i këtyre ditëve është Vjosë Osmanit dhe rugovizmi i saj i palëkundur qe po bart mbas vetes votuesit e LDK-se pro rugovizmit, nga e cila konsiderohet se edhe këto zgjedhje Isa Mustafa mashtrues i deri tashëm do të del i humbur deri ne alivanosje i kthyer me patkoj nga dielli me një përfundim karriere si mashtrues rrenc dhe manipulues nëpër te gjitha etapat politike.Por nuk është në rregull gjithë kjo heshtje e LDK-së e cila duke mos dashtë të identifikohet me opozitën ia ka lënë duart e lira Isa Mustafës për ta shkatërruar LDK-në deri në fundosjen e saj qe po pritet në këto zgjedhje prandaj është e rrugës elektorati i saj ta përkrahin Vjosa Osmanin me një vizion kombëtar .