Nga: Vebi Kurtaj
Këta dy bashkëmoshatarë,
Që të dy prej një katundit,
U njohën në klasë të parë,
Si shokë, në banken e fundit…
Shokë banke kater vjet rresht,
Qysh në klasë të parë fillore,
Kur dolën në klasë të pestë,
Mësimet i lanë pas dore.
Jo se ishin të shkëlqyer,
As nuk meritonin gjashten,
Pesa ishte e perkryer,
Veç për të kaluar klasen…
Mësimet ne qejf s’ i kanë,
Nisen për në klasë të pestë,
Nëse mbesin ndonjë landë,
Shpresojnë te kalojnë në vjeshtë.
Të veshur si per bajram,
Me të mbërritur aty,
Dy lista u panë në xham,
E pesta A, e pesta B…
Eh, qenkan dy klasa t’ pesta,
I lexojnë listat, pa za,
Brohorasin, filloi “festa”,
Që të dy në t’ pesten A…
Tani do t’ i kapim dhjetat,
(Duke qeshë me ironi),
Nga xhepi nxorën paketat,
-Hajde ta ndezim nga nji…
S’ jemi ma si në fillore,
“Rozarozina” të lozim,
Tani jemi moshë madhore,
Nga nji duhet ta tymosim…
Çdo ditë e prishnin imazhin,
Të gjithë pyesnin: -ç’ janë keta ?
Filluan që t’ i thërrasin,
“Garipat” e të pestes “A”…
Per mësime, mendjen dërrasë,
Asnjëherë nuk u munduan,
Kater vite në një klasë,
Të pesten kurrë s’ e kaluan…
Notë kaluese kurrë nuk moren,
Në regjister, as fletore,
Pastaj e braktisen shkollen,
Mbeten me kater klasë fillore.
Aventurat moren fund,
Duke thënë: -s’ i dihet fatit,
U rikthyen në katund,
Çoban, me dhentë e fshatit.
Por me kaq s’ mbaron çudia,
Ra sistemi, u varros,
Me të ardhë demokracia,
Synojnë të bëhen famoz…
Me partitë u angazhuan,
Militanta të dobishëm,
Nuk vonojnë, u diplomuan,
Bëhen biznesmen’ t’ fuqishëm…
Që të dy me “fakultet”,
Me shelegët që dhanë falas,
Prej shumë vitesh, deputet,
Njeri majtas e tjetri djathtas…
Këta çobanë t’ pa shkolluar,
Çuditërisht s’ jetojnë në fshat,
Ne, të shurdhër, e sy verbuar,
I votojmë per çdo mandate…