FESTIVALI  I POEZISË , TROKITJE  PËR  ÇMIMIN  “GJEKË MARINAJ”

0
Revista Fjala - logo

Tashmë pas një maratone  2 mujore , ja që po i vjenë  fundi  dhe i  edicionit të parë të Festivalit  të poezisë, Trokitje  për  çmimin”Gjekë Marinaj. Ky festival poetic I cili organizohet për herë të parë  në qytetin e Koplikut , Qarku  Shkodër  me organizator  Revistën “Fjala”, ka publikuar   ç’do ditë  prurjet poetike , të poetve nga M.Madhe , Shkodra , Lezha ,  Tirana , Prishtina , Londra,  Amerika , Athina, Kudo që  janë poetet  Shqiptar, duke I dhënë  përmasat mbarëkombëtare  këtij festivali  poezie.Ndaj data 3o  Tetor shenon dhe  ditën e  fundit të publikimeve  të poezive që  ënde  vijojnë të vijnë në adresën; shkabarevista@yahoo.com, për  ti lënë kësisoj   fillimit të muajt  Nëntor  takimin final, të poetve. Ky takim organizohet  në lokalin famoz    në  breg të liqënit të Shkodres , në lagjen Culaj të  qytetit të Koplikut. Pra “Rubens”  do presin poetet.Në këtë ditë të bukur poetike , do të shpallen dhe fituesit e tre çmimeve të  festivalit  Trokitje për  çminin Gjekë Marinaj.Ndersa  Tre çmime të tjera  do jenë ;Çmimi; “Pena që  shkruajti “KUAJT” e Gjekë Marinaj. Dhe çmimi i Poetes më  të mirë   , dhe e Poetit  më të mire të festivalit…  Lista  e poetve pjesmarrës   në këtë festival , si dhe modalitet e    takimit final do të  behën të ditura  këto ditë  në  revistën “Fjala”. Ky aktivitet  poetic i këtyre përmasave  që  realizohet për herë të parë  në qytetin e Koplikut , ka dhe mbeshtetjen e drejtë për-drejte të Kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj. Nderkohë që ftohen dhe bizneset të tregojnë dashamirësine e tyre ndaj  fjales   poetike.”Trokitje” për çmimin “Gjekë Marinaj”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.