Që nga mesnata, masa më të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelierisë.Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhajë, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.Aktualisht ka 3.699, raste aktive të infeksionit në krejt Malin e Zi, ndërsa në komunë të Tuzit, aktive janë 3 raste.Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158, ndërsa nga komuna e Tuzit, nga Covid-19, kanë humbur jetën dy persona.
V.O KY INFO . ESHTë MARRE NGA MALëESIA ORG.