Islam Zeneli në Luftë t’Koplikut.

0
Pregaditi: Rita shkurtaj
N’krah të shqipes pendën mora
Për me shkru një faqe t’bardhë
N’bojë t’flamurit t’kuq e njoma
Tâ lecitë gjithë bota mbarë
Dhjetë dekada e plot një shekull
Kanë kalua si prru i thatë
Asnjë gërmë me bojë mbi letër
S’e deshmoi ât luftë t’përgjaktë
Janë djeg kulla n’flak t’barotit
Tymi i zi i pat dalë Kastratit
N’turr si bisha erdh prej Hotit
Si langojt, që u prinë lugati
N’Prrua t’Thatë ku humbon toka
Ju pat vu prita ma s’parit
Mbi urë t’prronit krisi pushka
Me i ndal turrin shkja tinzarit
Pat kris pushka e ra kushtrimi
Trim e djalë kjen çu në kame
Garth me ba at vije kufini
N’fushë t’Koplikut shkjane me nalë
N’kushtrim t’burre duel djelmnia
15 vjeç Islam Zeneli
Qendres t’madhe ka malsia
Pat than Zogu bash njaj mbreti
Vetë Gjeçovi kish përmend
N’shkrime t’veta këtë pik djali
Fruti bie veç nën pemë
Baba i tij Zenel Shabani
Kullën e tij me namë e zâ
Shkjau me flakë e pat mbulua
Gratë me fmi e me gja
N’Kurtaj t’Recit kien strehua
Si ministër Zogu i Parë
N’Lufte t’Koplikut kur ka mbrrit
I ra n’sy i bukri djalë
Ala ftyrs pa i ra n’bris
N’kushtrim t’luftës Islam Zeneli
Babë e kullë mos me korit
Rroku armën pa drasht exhelin
Erzin atij n’Malsi me ja rritë
Se n’hire dekes tri amanete
Baba i tij i kish pas lanë
Kur të iki nga kjo jetë
Je ma i madhi e ke barrë t’ran
Ndero shpinë e ndero veten
Hafije kuj kurr mos ju ban
Ksaj malsi ja kem borxh jetën
Mos e lsho kurr venin tan
15 vjeç ala pa i mbush
I duel zani për trimni
Islam djali me shokë n’luft
Me jetë e mbrojtën kyt Malsi
Pershtati Rita Shkurtaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.