Historinë e heshtjes askush s’di ta shkruaj
Sa mëkat t’i grisen lulet e dashurive të atdheut.
Nga : Agim Desku
– Faleminderit president Trump,por jemi shqiptarë
Shqiptarë ore të mjerë jemi
Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti
Unë dhe Tanagra folëm shqip
Brez pas brezi jemi këtu shqiptarë
Mali e fusha shqip bërtasin
Veç pse n’gjuhë t’perëndisë ne flasim
Në një Shqipni e n’shqipe mali
Hyjnitë na kanë shndërrue
N’zana t’legjendave na kanë bekue
E di para zotnave veç Homeri ishte këtu
Nuk janë larg shekujt e ferrit
Që ikën nga unë njëherë e përgjithmonë
Se u shndërruan në Apokalipsa të tmerrit
Sa më dhemb kur ju ngjaj në korba të zi
E jo siç jam shqipe e dheut të bekuar
Le të plasë bota po deshi
Së Shqipnia s’ka për t’u zhbërë
Një ditë do të na rikthehen zotnat tanë
Mjaft i besuam njeriut të bardhë e të zi
Eh që besa edhe vet djallit të ri.