SHOQATA  “MALËSIA  E MADHE “ NË  AMERIKE   DHURON  BUZQESHJE   PËR FAMILJET E  E TRE SHTEPIVE TE DJEGURA  NË  BAJZË  TË KASTRATIT M.MADHE

0

Dalngadal por, po rrisin shtat  çdo ditë   tre shtepi të reja  në lagjen Delaj të  Bajzes së Kastratit.pak   kohë më parë  qëne djegur  tre shtepi , të trë   familjeve Delaj , këtu në Bajzë  të Kastratit M.Madhe.Mediat  e ndryshme , ku perfshihen edhe tv Kopliku dhe revista “Fjala” me zërin e tyre  e  srensibilizuan ato ditë këtë ngjarje  të dhimbëshme për   tre familje Malësore.Dhe natyrshëm , ashtu siç e ka zakon  Malësia, të gjithë u ngritën dhe   pot ë gjithë   po japin kontributin e tyre   në këtë drejtim. Dhe ja, tashmë  po ndertohën shtepi të reja për  këto tre familje. Kësisoj  herë pas herë   trokasin  njerzit më zëmër të madhe  për të kontribuar  për  këto familje . kështu edhe    në paradrekën e  së shtunës  erdhen  dy mysafirë    nga Mali I zi.  I pari ështe Ruzhdi  Gjokaj malësor   nga Tuzi  me banim në  Amerike, kryetar I Shoqatës “Malësia” në  Amerikë, dhe politikani I njohur   Malsësor  Nikollë Camaj… Këta   të dy  mysafirë janë pritur jo vëtëm nga familjaret e tre familjeve por edhe nga kryetari I Bashkisë Tonin Marinaj  dhe zëvëndëskryetari Sytki Ndrecaj. Qellimi I ardhjes se  dy burrave fisnik  Malësor ishte dorzimi I tre zarfave  me nga  2 mijë  dollar Amerikane për   tre   kryerfamiljarët  e shtepive të djegura.Në këtë takim   të ngrohtë dhe miqësore     familjaret kane falenderuar  mysafiret per   mbeshtetjen e dhënë, nderkaq  dy mysafiret    kane vlersuar faktin  se   tashme  nuk ka kufi qe I ndane  vllezerit I nje gjaku , ndaj përherë  do jemi pranë njëri tjetrit.Në këtë linjë mëndimi ka qënë edhe kryetari I Bashkisë Tonin Marinaj, I cili  ka falenderuar  dy   Malësorët nga Tuzi  për  këtë dhuratë  të  bërë   familjeve te shtepive te djegura.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.