T’i japësh “Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në lëvrimin e vlerave kulturore dhe tradicionale të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe” kësaj Bashkie që kemi, ma marre e turp nuk ka jo!
Në katër vjet që Bashkia po vjedh fondin e “Logut të Bjeshkëve” ka qënë mënyrë e mirë për të mbushur xhepin, shpejt, bukur, pastër dhe pa gabime 😉
“Logu i Bjeshkëve” është aktivitet i banorëve të Kelmendit që e kanë kthyer me forcatë e tyre në traditë dhe po qe se meritojnë vlersim atë e merr Kelmendi dhe Kelmendasit që kanë ruajtur këtë traditë shekullore e kanë kultivuar e përcjell ndër breza, është festa e tyre dhe gjithë malësorve bujar, e gjithë shqiptarëve që i duan dhe adhurojnë Alpet tona.
Bashkia ka një meritë grabitjen e aktivitetit banorve, flakjen jasht të atyre që ndër vite e mbajtën gjallë, ka meritë se “përcudnon” gjithçka të bukur në atë vend.
Duhet t’i kishit dhënë çmimin e vitit për shkatrrimin e Cemit me hec-e , për betonizimin e pjesëve më të bukura të zonës. A po për shkatrrim të artit dhe kulturës, Bashkia jonë merrë vendin e parë pa asnjë dyshim.
Mos harrova, titull për prishjen e kullës së Prek Calit, po po se kështu ruhet historia tek ne me buldozer…
Në katër vjet Bashkia nuk ngriti dot një bibliotek , një teatër të vogël, një muze të vogël ku këto xhubletat të ekspozoheshin për të tërhequr turist. Budallallëku arrin kulmin ku në koncertet e saja nuk këndojnë malësorët mjafton të kujtojmë koncertin për “Vitin e ri”
Nuk ka një qendër kulture, nuk ka aktivitete poetike, as konkurse, as libra, as këngë, as valle, as instrumentist të vlersuar apo inkurajuar sadopak në punën e tyre, kemi lahutarin më të mirë të zonës, por nuk ka marrë kurrë një shpërblim monetar, se kartonat me “mirënjohje” nuk hahen…
Kemi kostumografen e ruajtësen e xhubletës, ajo që u mëson vallet brezave që fiton festivalet, por as punën e saj mundin se ka marrë as me vlersim letër as monetar…
Kaq do mjaftonte për të thënë se Bashkia e Malësisë së Madhe është e dështuar, ajo di veç të vjedhi taksat tona dhe të gjitha fondet e kulturës.
Mos harroni këto “vlera” cilësojani kur t’i jepni tituj e çmime “Mirënjohje”