Ndoshta pikërisht edhe pse në kësi rastesh koinçidencat, nuk janë shumë të bukura, ato persëri kanë vleren e duhur, në një moment të tillë. Kësisoj dhe këto ditë kur ende nuk është bërë zyrtare e njohur dita e një aktiviteti sa historic, aq dhe kulrturor e turistik, siç është tanimë ky event i “pagëzuar” me ëmërin “Festa e Reçit”. Realisht, duket se Bashkinë M.Madhe e ka “lodhur” logu i bjeshkëve. Gjithësesi në kontekstin e qellimit të këtij shkrimi nuk është, fakti se cila do jetë data e këtij aktiviteti që i kushtohet luftës së Reçit. Por në këtë realitet, teksa pikërisht, sot i është dhënë lamtumira e fundit, njërit prej artistëve shumëplanësh, që ka patur dhe ende nuk ka një të tillë, si Shaban Bercaj në Malësinë e Madhe dhe jo vetem. Sollëm në kujtësë, pikërisht eventin kulturor e historik të Reçit. Aso kohe aktivitetet nën hijen e pyllit me gështenja ishin nga më të shumtat. Trupat profesioniste dhe amatore, për dy apo dhe me shume ditë e netë me rradhë performonin artin e tyre para mijëra njerzve që argetoheshin pikërisht këtu. Nderkaq të gjithë e mbajmë mënd “sekretin” e organizatorve të këtyre aktiviteteve. Për të zgjatur sa më shumë kohë, linin për në fund artistë të tillë kalirfi si Shaban Bercaj. Kështu të gjithë pyesnin: Kur po del Shabani ne skenë.? Dhe ja pikërisht tani në pragë te “festes” së Reçit, artisti shumëdimensional iku nga skena e jetës. Natyrisht në ikje të tilla, ne të gjithë që e kemi njohur jo vetëm si artist, por edhe si mik e e njeri, themi: Shabani iku, por në skenën e jetës na ka lënë modelin e një artisti, i cili pa mëdyshje , krahas shumë emrave të tillë artistesh, Shaban Bercaj rënditet krahas gjigandit të folkut dhe artit malësor Sali Mani.
Këta të dy, ishin një dyshe e pa persëritshme jo vëtëm në M.Madhe. Në këtë ditë lamtumire, vertetë duhet të qëndrojmë largë kritikave, por…Nuk mund të qëndrojmë të heshtur perballë indiferencës së pushtetit dhe drejtuesve të kulturës jo vetem në M.Madhe. Ju kujtojmë atyre se një personalitet i artit si Shaban Bercaj nuk e meriton këtë indiferentizem. Gjithësesi Shaban Bercaj veçmas krijimtarise ne satir dhe interpertim, ka edhe mjaft karikatura të cilat mbase e portretizojnë saktësisht dhe realitertin e mbeshtetjes së kulturës në vëndin tonë. Lamtumirë Artisti yn! Kështu janë shprehur sot dashamirësit e artit tënd o Shaban Bercaj. Mbase tanimë pas vdekjes Bashkia dhe këshilli bashkiak do kujtohen për të nderuar një artiste të tillë.