Në kuadër të riformatimit të Bashkimit të sindikatave të Shqiperisë, natyrisht dhe në kuadër të kongresit të rradhes se kësaj sindikate, kreu i saj Gëzim Kalaja, ka ardhur në Shkoder. Fillimisht është ndalur në këtë qytet, ku në takim me sindikalistet i ka dhëne okejn edhe një herë kreut të kesaj sindikate.
Nderkaq në qytetin e Koplikut, është rikonfirmuqar ne këtë detyrë z.Gjovalin Markvukaj. Në fjalen e tij Gëzim Kalaja, ka ritheksuar rëndësinë e sindikates, në mbrojtje të të drejtave te antarve të saj. Krahas diskutimeve për përmisimin e punës së sindikates, është percaktuar edhe numri prej dhjetë mandatesh delegatesh nga M.Madhe per në kongresin e rradhes në kryeqytet.