DASMA E VITIT NË KOSOVË, JERINA GJONBALAJ ME MERITONIN NGA VUSHTRIA

0

Udhëtimi ynë drejtë Pejes, këtij qyteti, sa historik aq edhe me traditë kulture “puro” Shqiptare, u realizua mes për mes bjeshkëve. Kështu një ekip prej kater vetash, njërin do ta mbaj sekret për momentin, se realisht ishte më i miri në mes nesh. Ndaj të mirët nuk duhet të ekspozpohen menjëherë. Ishte vertetë një udhëtim i këndshem , aspak  i merzitshem, edhe pse rruga nga po kalonim, jo vetem që ishte e panjohur për ne, por edhe e prezantuar nga miqët tanë që e kishin bërë ndonjeherë këtë rrugë, na e serviren si mjaftë të veshtirë, krahasuar me rrugen e kombit. Gjithësesi në “ishim kater” veta që u nisem nga qyteti i Koplikut, me destinacion qytetin e Pejes. Dhe kështu u bë.

NATEN E PARE, BUJTEM NË BUJTINEN KELMËNDI
Ishte pasdrekja e së shtunës, ora e nisjes së këtij udhëtimi. Kësisoj duke mos e prishur traditen thuajse të çdo udhëtari drejte vermoshit , apo dhe me tej, drejtë Gucise apo Plaves, një kafe në Tamare ia vlen. Kështu bëmë dhe ne teksa pinimim kafen diku rreth orës 8 e gjysëm apo 9 – të të darkës, biseda ishte gjithënjë rreth qellimit për të mberritur të nesermen në qytetin e Pejes, pikërisht në orën 9-të të mengjesit. Në këtë orë fillonte dasma, ku ne ishim të ftuar. Me këtë prokupim, vazhduam udhëtimin drejtë qafës së berdolecit, aty ku është dhe bujtina, ose hoteli Kelmendi, ku ne do të akomodoheshim për të ngrën darken , por edhe për të pushuar pak ore, dhe me pas per të vijuar udhë+timin tonë. Natyrisht ajri i fresket i kësaj mbrëmje, neve që kishim harruar se në bjeshkë darka bënë jo freskë, por ftohet, na dha një mësim të mirë, per të mos harruar herë tjeter te marrim me vehte edhe ndonje xhakovent , apo xhaket. Gjithësesi brënda në bujtinë kalohet mire, trofta e cemit, mishi por edhe gjithçka tjeter bio, deri tek rakia e mrekullueshme e thanave, sikurë na “trimëruan” per udhëtimin që do merrnim pas pak orësh. Pronari i lokalit, miku dhe shoku ynë i mirë Dodë Gjerkaj, ishte dhe “shoferi” ynë në këtë udhëtim, lahutari i mirënjohur Jonuz Delaj, si gjithnjë atdhetar dhe i palodhur në kësi rastesh, mushet plot emocione, madje na sjellë në kujtësë moment të bukura te shfaqjeve artistike që ka dhëne ne vitet 1980, së bashku më shumë artistë nga shkodra dhe të paharruarin Sali Mani. Emocione që ënde i ndizen si aso kohe.

RRËZJA E DJELLIT SAPO KA RA N’PEJË SHQIPJA DASEM T’MADHE PO KA..
Ora 4 e mengjesit , e ditës së Djelë, na gjeti në piken e kalimit kufitar” në Bashkim”. Pasi kaluam doganën tonë , edhe policia e Malit të Zi, jo vëtëm qe mjaft korrekte, por edhe me një kulturë të admirueshme, na pershendeti: udhëtim të mbarë në Mal të Zi! Kësisoj shoferi yn Doda, rrugët e qyteteve Gucisë dhe deri në Rozhaj, edhe me ndihmen e “specialistit” te nevigatorit, personit të katërt që udhtoj me ne , por që ënde nuk ka ardhur momënti tia thëm ëmrin, udhëtimi u bë mjaft i lehtë , madje dhe I këndeshem, me batuta humori plot esencë. Kësisoj kaluam edhe dy dogana të tjera, serish njëra e Malit të Zi dhe tjetra e Kosoves, për tu ndalur e pushuar, por edhe per të thithe pak ajër “puro Shqiptar, këtu tek “trofta e drinit”. Pra tashme jemi ne Peje. Por na duhet të vijojme rrugëtimin drejtë qytetit tek Hotel” camp karagaq” ku në orën 9-të të mëngjesit do fillonte dasma. Këtu ghjithçka ishte madheshtore, Demush dhe Sevdije Gjonbalaj me femijet e tyre  dhanë bekimin e marteses vajzes së tyre. Ndaj në këtë dasem të madhe ishin të ftuar edhe miq e shokë nga Shqiperia , Austria , Zvicra e natyrisht Kosova. Perfaqësues të shoqates kulturorore – artistike “Sali Mani “ dhe Revista “Fjala” nga Shqiperia, kishim vendin e nderit në këtë dasem, ndaj dhe një dhurate simbolike per çiftin , me logon e revistes, ishtë më e pakta e mundshme. Themi kështu se supriza e kësaj dasme madhështore, do të ishte edhe pershendetja, si perfaqesues i shoqates kulturore –artistike “Sali Mani” Nga legjënda e lahutes shqiptare Jomus Delaj. Një këngë pershëndtje kjo për Jerinen në ditën më të bukur të jetes së saj, nuk kishte se si te ishte më bukur se kjo. Nderkaq edhe artist të valles mjeshter i madh Ali Demaliaj, apo edhe drejtues të radios “Zeri i Arbërit” I dhanë gjithe madheshtinë e duhur kësaj dasme. Ndaj dhe të intervistuarit e shume kane dhënë keto emociomne që do mbeten gjatë në kujtese….

NGA PEJA NË PRISHTINE…. KËTU PERSERI NJË DASEM SUPER MADHESHTORE. ESHTË DASMA E DJALIT. MERITONI HAP KRAHET PER JERINEN
“Amazona” një hotel gjigand në Prishtinë. Këtu mësojmë se dasmat i bëjnë vëtëm vipat e mbar Kosoves, ndaj dhe kjo dasem ështe listuar si dasma e vitit. Krushq e dasmor janë bëre bashkë. Dy fiset me te mira, nga Gjonbalajt e Vuthajve dhe nga Vushtria, sot janë bërë miq. Djali Meritoni dhe vjaza Jerina, janë mbreti dhe mbreteresha e kësaj nate magjike. Artiste nga Shqiperia si Zef Beka dhe Anjeza Ndoj, befasohen kur rastësisht kjo dasem i ka bërë bashke edhe me të madhin e kënges lahutarin Jonuz Delaj, ndaj Zef Beka nuk kishte se si të mos e tregonte veten jo vetem në këngë, por edhe si njeri, teksa së bashku me Anjezen i kanë bërë publicitetin e merituar kolegut te tyre Jonuz Delaj.
Po keshtu realisht meritojne dhe falenderimet e mija personale, për respektin dhe vlersimin e treguar për Tv Kopliku dhe revisten “Fjala” pikërisht në këtë dasem. Dasma, këtë mbrëmje ka vetëm një emër.. Meriton – Jerin, themi një sepse këta të dy , tashme janë një. Fotot ilustruese e tregojnë madheshtin e dasmes së vitit.

DY DITE E NETE DASEM , DHE ….
Vertetë disi e çuditshme më shumë se 48 ore dasem dhe pa gjumësi. Dhe serish udhetimi për tu kthyer në qytetin tonë, në vëndin tonë, nepërmjet zemrës së alpeve shqiptare, here në gjysmen e bjeshkve të nemuna, e herë rreth tyre. Ky udhëtim naten, dhe kalimi serish i kater pikave te kalimit kufitare, dy Malazeze dhe dy shqiptare, pra një Kosovare dhe, kjo Shqiptare ne Bashkim në Vermosh. Kësosoj një udhëtim, një dasem madheshtore dhe mbresa të pa shlyera, dhe natyrisht, veshtersisht dhe mbase e pa munduar per te pershkruar gjithë këtë mrrekulli. Dhe në fund dua të rikujtoj se në kete dasem Kosovare ishim të ftuar me lahutarin Jonus Delaj, me mikun tonë Dod Gjerkaj dhe Adin, i cili e beri mrekullisht rolin e operatorit, Nje djal mjaft i edukuar…Ndaj dhe një herë Urime Jerina dhe Meritoni jete të Lumtur! Faleminderit familja Gjonbalaj që na dhatë këtë kënaqësi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.