SHKODËR, XHENI HALILI DREJTUESJA E KUJDESIT SHËNDETËSOR

0
593

Xheni Halili do të jetë drejtorja e re e drejtorisë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Prej afro dy muajsh Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ishte pa një drejtues për shkak se drejtorja e mëparshme Lindita Haxhia ka marrë një tjetër post dhe vazhdonte ta mbulonte si e komanduar njësinë vendore. Halili sipas burimeve ka fituar konkursin e zhvilluar për të qenë drejtuese e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ku në total kanë qenë tre kandidatë.Tashmë pas përfundimit të konkursit dhe shpalljes së rezultatit zyrtar pritet që Xheni Halili të marrë edhe emërimin zyrtarisht për të qenë në krye të këtij institucioni për vazhdimësinë. Halili ka një moshë të re ndërsa vjen nga radhët e Forumit Rinor Eurosocialist brenda Partisë Socialiste ndërsa është edhe ish-këshilltare në këshillin bashkiak të Shkodrës. Prej 4 vitesh është pjesë e sistemit shëndetësor ku më përpara ka qenë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe prej rreth një viti punonjëse pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.Gjithsesi ky konkurs nuk ka përfunduar krejt qetë sepse kandidatët e tjerë në këtë garë kanë bërë të ditur disa pretendime pasi sipas tyre konkursi nuk ka qenë i drejtë. Pavarësisht kësaj fituesja e konkursit Halili tashmë pritet që të marrë emërimin për të vijuar punën. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ka peshën më të madhe në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.Pavarësisht emërimit të ri që pritet sërish Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor mbetet me një mjek që Dhurata Hysa e cila drejton shërbimin epidemiologjik duke qenë se mjekët nuk pranojnë që të jenë në atë post duke mos patur interes. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor gjatë kohës që u drejtua nga Lindita Haxhia ka patur një ngarkesë të madhe duke qenë se Shkodra u kthye në një zonë të kuqe nga COVID-19 me raste që erdhën në rritje. Edhe në këtë moment numri i atyre që infektohen vijon të ketë një rritje dhe nuk do të jetë e lehtë për ta menaxhuar situatën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.