𝐌𝐚𝐥𝐞̈𝐬𝐢 𝐞 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞: 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝟒𝟖 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞𝐬! 𝐃𝐲𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐮 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐡𝐨𝐝𝐡 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐫𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞̈.

0
179
-Gjëndet celulari i saj në grykë  të shpelles , dhe një letër, ku ka lënë amanet femijet.
Policia e Shkodrës njofton se në vijim të kërkimeve, që nga paraditja e së shtunës, pas denoncimit nga shtetasi G.H për zhdukjen e bashkëshortes së tij, shtetases Sh. H, 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.