𝗣𝗦 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶 𝗸𝘂 𝗺𝗮𝗿𝗿𝐞̈𝗱𝗵𝐞̈𝗻𝗶𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗲𝗸𝘇𝗶𝘀𝘁𝗼𝗻”/ 𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗮𝗱𝗵𝗶: 𝗗𝘆𝗲𝗿𝘁 𝗲 𝗟𝗦𝗜 𝘁𝐞̈ 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿𝗮 𝗽𝐞̈𝗿 ç𝗱𝗼 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗾𝐞̈ 𝗱𝗼 𝘁𝐞̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗷𝐞̈ 𝘁𝐞̈ 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻
“PS parti ku marrëdhënia nuk ekziston”/ Kryemadhi: Dyert e LSI të hapura për çdo socialist që do të ndryshojë të ardhmen
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Partia Socialiste është një parti ku marrëdhënia nuk ekziston.
Kryemadhi thotë se edhe ajo vetë është socialiste, duke shpejguar se fjala socialist do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët.
Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen LSI, pasi kjo forcë politike i ka dyert e hapura për të gjithë.
“Ju falenderoj që morët një vendim për t’u shkëputur nga një parti dhe marrëdhënie që nuk ekziston. Edhe unë jam socialiste nuk jam anëtare e rilindjes. Socialiste do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët. Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë dhe bashkë me shumë të rinj e të reja krijuam LSI dhe sot shumë të rinj dhe të reja mbasi ndihen të asfiksuar marrin një vendim për t’u shkëputur nga zinxhirët e Edi Ramës dhe rilindjes.
LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij. Sepse sot në këto vite të vështira të ekonomisë, në këto vite dhe në këtë rrëmujë të jetës së shqiptarëve, por dhe në këtë muaj të frikës dhe pandemisë, që përveç covid kemi dhe pandeminë Rama që ju merr frymën njerëzve dhe me fluturat imagjinare të mendjes së tij, që jo vetëm nuk i krijon mundësi shqiptarëve por i mbyll ata. Në këto 4 vite, që ky zotëria i kishte të gjithë tespsinë, a krijoi më shumë vende pune, a rriti rroga, a uli kostot, a rriti pagat e mjekëve dhe infermierëve, a i uli çmimet e taksat? Kur takoj socialistë të cilët nganjëherë ju vjen pak zor, ata thonë Monika kemi 7 vjet që dëgjojmë vetëm premtime dhe zero realizime.
Dëgjojmë projektet e tij 3D por ne s’kemi mundësi të paguajmë faturat e energjisë elektrike dhe ilaçet, por nuk kemi as mundësi të flasim sepse kemi frikë se na kërcënojnë. Nuk jetohet me frikën e një të çmenduri që rri mbi kurrizin e shqiptarëve por me kurajën për ta përmbysur, jo vetëm Edi Ramën por sistemin dhe mentalitetin, që raste të tilla mos vijnë më.
Prandaj duhet të punojmë çdo ditë që Etioni që shumë shpejt do të bëhet baba të mos ngrejë plaçkat dhe të iki, por të punojë këtu. Të punojmë për një sistem shëndetësor që t’u krijojmë fëmijëve tanë një jetë normale, për të pasur një infrastrukturë normale. E pra gabimet që kemi bërë ne që më shumë kemi menduar për stabilitetin politik apo rajonal, brezi i ri Etioni, Erisa e shumë të tjerë të mendojnë më shumë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI.