Ministria Etilda Gjonaj inspektim në burgun e Reçit

0

Edhe  pse ditë  e shtunë, ku konsiderohet  ditë pushimi, qaeveritaret  nuk  “pushojnë”, janë  në krye të detyrës.Ndaj dhe  Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndërmarrë një inspektim pa asnjë lajmërim paraprak në burgun e Reçit. Në qendër të inspektimit ishte verifikimi i situatës me masat parandaluese anticovid, kontrolli në terren, evidentimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar, si edhe mbështetja e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.Së bashku me drejtorin e burgut dhe shefin e sigurisë, Ministrja Gjonaj inspektoi mjediset e brendshme të infermierisë, gjendjen e medikamenteve, stokun e mjeteve mbrojtëse anticovid, kuzhinën e IEVP-së, sasinë dhe cilësinë e ushqimit, si edhe protokollet sanitare të stafit mbështetës.Gjithashtu Ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, ku la porosi të dyfishohet koha e komunikimit online të të dënuarve, për t’i ardhur në ndihmë mbajtjes së kontakteve me familjen në këtë kohë kur vizitat e të afërmve të tyre janë të pamundura prej situatës së Covid19.Ministrja Gjonaj theksoi se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve Gjonaj deklaroi se rritja e pagave të personelit të burgjeve përbën një shtytje mjaft pozitive pasi është hera e parë që miratohet dhe realizohet. Me hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e policisë së burgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.