Zoti Reeker, mirë u pafshim në Shtator!

0

Nga:Qamil Sulejman Gjyrezi

Vizita e ndihmës sekretarit të shtetit të Sh.B.A për mendimin tim kishte vlera të mëdha politike, gjeopolitike dhe ishte një “rreze drite për shqiptarët” sic shprehet Zonja Yuri Kim: “E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur”!
Pikërisht për të arritur këtë “rreze drite shprese” për të ardhmen e Shqipërisë, që ka 30 vite krahas arritjeve politike dhe ekonomike, shqiptarët ndihen të pasigurt për të ardhmen dhe te “vjedhur”.
Takimet e Zotit Reeker ishin shumë simbolike, duke biseduar me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Basha, por një risi ishte edhe takimi me Princ Lekën, një shenjë që tregon që amerikanët po kërkojnë politikanë elitarë dhe elitat për drejtimin e Shqipërisë shpesh të “vjedhur” dhe të keqtrajtuar nga klasa politike.
Reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe personat non- grata në Sh.B.A, tregojnë qartë për vëmendjen që ka politika zyrtare amerikane për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, të shqiptarëve që meritojnë një jetë më të qetë dhe më të sigurtë.
Por e titullova opinion Zoti Reeker, mirë u pafshim në Shtator, mbasi problematikat e diskutuara në takimet e diplomatit amerikan duhet të monitorohen nga Zoti Reeker ose të “besuarit e tij”!
Klasa politike në Shqipëri në shumicën e rasteve ka qenë “gënjeshtare” me të huajt dhe shqiptarët, duke i lënë populli më i varfër në rajonin e Ballkanit dhe të pa integruar.
Shumë politikanë shqiptarë janë treguar të “pabesë” duke përfoluar bisedat me të huajt ose duke iu treguar si baeceleta miqve dhe të afërmëve.
Kam besim të plotë se: “AMERIKANET DO TA SHKERMOQIN ME LIGJ KORRUPSIONIN 30 VJECAR NE SHQIPERI”!
Por politikanët shqiptarë duhet monitoruar!
Qeveria Rama duhet të punojë për një jetë më të sigurtë, pa “korrupsion dhe droge” për njerëzit dhe opozita Basha duhet të futet në parlament me një gjuhë, sjellje dhe “fëtyrë politike” të re që të jetë garanci për ndryshimin e vendit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.