Zgjedhjet lokale në Shqipëri në këndvështrimin e analistit nga Ulqini

0

Zgjedhjet lokale të mbajtura me 14 maj në Shqipëri, dëshmuan fitorën e Partisë Socialiste, ku nga 61 bashki fituan 53, ndërsa 7 nga “Bashkë Fitojmë” dhe 1 nga Mega(minoriteti grek), duke qenë fitorja ma e madhe nga socialistët  në pluralizëm qe rikthen  monizmin në skenën politike

Nail Draga  Nail Draga - Wikipedia

Në fushatën parazgjedhore është bërë praktikë qe konkurentët politikë të përdorin retorikë të veçantë, madje të sforcuar kundër konkurentëve politikë qe tejkalon  madje edhe në kërcënime. Kësaj here e veçantë   ishte deklarata e kryeministrit Rama  duke iu kërcënuar kundërshtarëve politikë  se s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët, do të mbesë e evidentuar ne skenën politike  si thënie e diktarorëve modern. Dhe të ndodhur në një situatë të tillë një numër i konsideruar i qytetarëve u friguan dhe votuan mazhorancën, edhe jashtë vullnetit të tyre, sepse në pyetje ishte e ardhmja e tyre në punë e gjetiu.

FJALA PER JU….

Dy kolona zgjedhore

Zgjedhjet lokale në Shqipëri kishin një peshë të veçantë, pothuaj si të ishin parlamentare, që u dëshmu përmes fushatës zgjedhore në tërë Shqipërinë. Ishte ky një moment i veçantë për të dëshmuar forcimin e qeverisjës socialiste  si dhe sproven e opozitës së bashkuar e cila pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale  në vitin 2019, për t´u rikthyer qytetarëve.Kësaj here në zgjedhje nuk kishte vëshirësi sepse  ishin dy kolona zgjedhore ku qytetarët do të përcaktohen me votën e tyre, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” nga bashkimi i PD të udhëhequr nga S.Berisha dhe PL nga I.Meta.Nga ana tjetër kishim PD e cila ka vulën  dhe partitë e vogla të cilat iu prezantuan  votuesve  jo për kryetar të bashkive por për anëtar të këshillit bashkiak.

Socialistët fituan bindshëm

Në vendet me demokraci të konsoliduar, një parti e cila udhëheq gjatë dhe ballafaqohet me probleme të ndryshme sikurse është korrupcioni dhe mosfunkcionimi i shtetit ligjor, partitë e tilla ezaurohen dhe pësojnë rënie,por  në Shqipëri ndodhi e kundërta, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në 53 bashki, si asnjëherë deri më tash në pluralizëm.Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit kishin 3.650.658 persona. Prej këtij numri, 122.545 ishin votues të rinj, ndërsa  në votim   kanë marrë pjesë 1.395.360 qytetarë   apo 38.22% e tyre.Në garën për drejtimin e 61 bashkive ishin 144 kandidatë. Ndërkaq, për 1.603 ulëse në këshillat bashkiake garuan 23.700 persona. Në zgjedhjet e 14 majit u regjistruan 40 parti dhe koalicione.Në sajë të numrit të qytetarëve që kanë votuar, del qartë se kjo  dalje është e ulët,  çështje e cila duhet të analizohet nga aktorët e politikës shqiptare si në pozitë dhe opozitë, për të dhënë përgjigjën e duhur pse abstenojnë apo refuzojnë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Shpërndarja territoriale e bashkive në Shqipëri(14 maj 2023)

REKLAMA E JUAJ MUND TE UISHTE KETU: PAS FITORES NJE GOTE VERE NGA KANTINA MIQESIA KOPLIK

Presioni ndaj opozitës

Nga ana e opozitës të gjithë janë unik se u votua nën presionin e narkoshtetit, mafias së pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar, çështje e cila ka kohë qe është bërë shqetësuese për elektoratin votues.Jo vetëm kaq, por është përdorur kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, duke shpenzuar milionë euro për të blerë vota, duke tjetërsuar votën e lirë të qytetarëve.Nga ana tjetër  nuk duhet harruar se u realizuan mijëra  punësime shtesë  për qellime elektorale dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve. Si me parë edhe tash u ndanë  qindra milionë lekë  për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione, ndërsa grupet kriminale  dolën hapur në krah të “Rilindjes”.Sipas të dhënave  shumë shqetësuese  është  se një numri të madh të qytetarëve  iu është ndryshuar   qendra e votimit. Madje thuhet  se një një numër i  tillë ka qenë disa mijëra,  duke i dekurajuar qytetarët  dhe penguar votimin e tyre, qe u dëshmu me rezultatin e zgjedhjeve.Humbja e zgjedhjeve nga ana e opozitës, kryesisht nga PD, ka filluar tatëpjetën tash ca vite, ku vendimtare kanë qenë mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale(2019), dalja nga parlamenti, humbja e zgjedhjeve parlamentare(2021) dhe përçarjet brenda partisë,  krijimin e klanëve  për interesa personale, duke harruar idealet e dhjetorit të vitit 1990, që duhet të jetë mision  për  PD dhe demokracinë në Shqipëri.

Duhet të ndryshojë  kodi zgjedhor

Si në zgjedhjet parlamentare edhe të këto lokale mungesa e pjesëmarrjsës së emigrantëve në procesin zgjedhor paraqet çështje të veçantë  qe kërkon zgjidhje politike. Duke marrë parasysh se në emigracion janë pothuaj gjysma e popullsisë, votimi i tyre do të ishte vendimtar në përcaktimin e votuesit.Por, ata kanë mbetur jashtë zgjedhjeve sepse pushtetit socialist nuk iu konvenon të votojnë, sepse ata nuk mund të korruptohen, apo të kushtezohen me vend pune e benificione të tjera. Andaj në këtë aspekt është obligim që  të ndryshojë kodi zgjedhor  që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore,   votimi  me lista të hapura dhe të iu mundësohet të votojnë edhe emigrantët. Vetëm atëherë do të kishim një realitet tjetër në skenën politike qe do të ishte i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

KLUBI ME I RI LETRARE NE VERIUN E SHQIPERISE “ROZAFA”

Refuzimi apo bojkotimi i të djathtës.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502.037 vota, ndërsa PD ka marrë 36.895 vota.Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota për këshilltarët bashkiakë,  apo 297 mandate, pra 50 % më pak se sa kanë marrë kandidatët në garat për kryebashkiakë. Por një rënie të numrit të votave ka pësuar edhe  Partia  Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26%  përkatësisht  588.421 vota më pak se kandidatët, apo 768 mandate. Ndërsa PD ka marrë 105.705 vota apo 126 mandate. Në këtë aspekt befasi ka paraqitur PSD e cila ka fituar  numër  të konsideruar të këshilltarëve sidomos në Shkodër, Lezhë, Malësi të Madhe e gjetiu,  duke qenë faktor ne formimin e pushtetit lokal.Çështje enigmatike e tyre zgjedhjeve qendron të opozita  e cila nuk arriti të mobilizonte radhët e veta, sepse ajo ishte me minus 200 mijë vota ne krahasim me vitin 2021, nga del se votuesit i kanë  bojkotuar.

Shkodra iu rikthehet socialisteve 

Surpriza e këtyre zgjedhjeve lokale ishte  Shkodra, sepse as ma optimistët nuk kanë mundur  ta parashikojnë se socialistët  do të fitojnë ne këtë qytet, e jo ma të fitojnë bindshëm! Të pakënaqur me pushtetin lokal për tre dekada, nga viti 1991, shkodranët përfundimisht kanë vendosur të votojnë ndryshimin, duke iu mundësuar socialistëve të qeverisin dhe të shohin kapacitetin e tyre. Dhe një ndryshim i tillë fillimisht  u dëshmu me votën e tyre, të cilët votuan kandidatin e socialistëve B.Becin  me 34531 vota(60.23%), ndërsa kundërkandidati  nga demokratët B.Spahija fitoi  22804 vota(39.77%). Diferenca    prej   11727 votash   është dëshmi  transparente  për të kuptuar se qytetarët  votuan  për ndryshimin  në qeverisje lokale. Nuk ka dilemë se këtij rezultati i kanë ndihmuar ish LSI e Shkodrës ( A.Çela) dhe PSD(T.Doshi) që iu bashkuan  PS qe  ishin garanci e kësaj  një fitoreje.

EMISIONI FJALA PER JU NE TV KOPLIKU , GJITHENJE NE KETE EKRAN FJALA ESHTE PER JU

Analogjia  e 14 majit (1913-2023)

Ne lidhje me datën 14 maj, për Shkodrën kemi një analogji e cila ka të bëjë me te kaluarën e saj para 110 vitëve.Fjala është për çlirimin e Shkodrës me 14 maj 1913 nga pushtuesit malazez, të cilët nën ndikimin kryesisht te Austro-Hungarisë por edhe  të vendeve tjera të Fuqive të Mëdha, u detyruan ta lëshojnë Shkodrën, ku ishin vendosur me 23 prill 1913, kur iu dorëzoi Esat Pasha.Por, 110 vjte me pas, ndonëse nga viti 1991, Shkodra u çliru nga ideologjia e pushteti komunist, pikërisht me 14 maj, qytetarët e saj  bindshëm votuan qe qyteti të qeveriset nga socialistët. Se si do të jetë një qeverisje e re përgjegjësia do të bie mbi qeverisjen vendore, e cila gjatë fushatës kanë premtuar investime dhe ndryshime në zhvillimin e qytetit. Vitet në vijim do të dëshmojnë realitetin se a do të kemi ndryshimin e pritur, apo ishin premtime parazgjedhore, ku do të vlerësohen nga qytetarët e Shkodrës, të cilët kësaj here votuan  për ndryshimin e pritur vite me radhë.

Riorganizimi i opozitës 

Përfaqësuesit e opozitës duhet të analizojnë zgjedhjet dhe të marrin përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë duhet të reflektojnë nga kandidati për këshilltarë dhe ata për kryebashkiak si dhe udhëheqësit partiak. Askush nuk duhet të i ik përgjegjësisë, duke ofruar analiza të zgjedhjeve në bashkinë përkatëse për të dëshmuar rezultatin i cili ishte dëshprues për të gjithë demokratët, por edhe për partitë tjera  pjesëmarrëse në zgjedhje. Nuk ka dilemë se të vjetrit duhet për  ti lërë vendin një brezi të ri në PD  duke ofruar të rinj të përgatitur  dhe të guximshëm për tu ballafaquar me realitetin në skenën politike  qe do të ishte në favor të opozitës dhe demokracisë pluraliste në Shqipëri.Përfundimisht nuk ka dilemë se nëse nuk do të ketë një riorganizim të opozitës, ne zgjedhjet e vitit 2025, ekziton rreziku qe Edi Rama, të vazhdojë me ketë trend  të fitores, madje edhe të marrë i vetëm aq deputetë sa të bëj i vetëm ndryshimet kushtetuese, që do të ishte fatkeqësi për  të ardhmën e Shqipërisë. Sepse vendi do të përballët me një komunizëm të dytë, pas diktaturës së Enver Hoxhës, duke ia mundësuar Edi Ramës të qendrojë në pushtet edhe disa vite.

Fushatë

me lopata

 

 

(Maj  2023)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.