Vllaznia është konfirmuar tashmë si pretendente e rëndësishme për “Final 4”, teksa ka mundur një rivale direkte si Skënderbeu me rezultatin e thellë 5-0 n ndeshjen e fundit për vitin 2023.
Ndeshja mes dy skuadrave në fakt ishte e hapur dhe në pjesën e parë ata nuk rrezikuan shumë portat kundërshtare. Por shkodranëve u mjaftoi në këtë fraksion loje goli i Grudës për të kaluar në avantazh e për të qenë më të qetë. Ishte i njëjti lojtar ai i cili dyfishoi shifrat pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo ndryshoi tërësisht tablonë e ndeshjes.Skënderbeu u hodh plotësisht në sulm për të rihapur sfidën dhe gaboi shumë në prapavijë, duke i dorëzuar topin me vazhdimësi shkodranëve të cilët shfrytëzuan maksimalisht çdo rast. Ata shënuan me Balajn, përsëri Grudën e në fund edhe me autogolin e Frashërit që vulosi fitoren e thellë 5-0 që “blindon” vendin në katërshe për kuqeblutë në fundin e gjysmës së sezonit.
VLLAZNIA-SKËNDERBEU 5-0
29′, 49′, 79′ Gruda, 75’Balaj, 90’+2′ (ag) Frashëri