Partizani ka lënë pas gabimin në derbi duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm në Shkodër përballë Vllaznisë.Të kuqtë kanë vuajtur në pjesën e parë të sfidës, ku pësuan gol nga Hoxhaj dhe ku Rexhepi u detyrua që të bënte mrekulli për të ruajtur katërkëndorin nga gola të tjerë. Kolela vendosi të bënte disa lëvizje në formacion duke ndryshuar rreshtim dhe u shpërblye nga ato, pasi gjeti fillimisht barazimin me Da Silvën dhe më pas edhe avantazhin me të zakonshmin Skuka.Sulmet në fund të shkodranëve nuk sollën golin e shpresuar dhe kështu, Partizani mori një fitore 2-1 duke thyer tabunë e tre viteve pa fitore në këtë impiant.