
Ndihem i nderuar që mora pjesa në aktivitetin kulturoro-letrar në mesin e shumë intelektualëve, shkrimtarëve, artistëve dhe personaliteteve me kontribute të shquara në jetën kulturore, historike dhe politike shqiptare.
Gjatë këtij takimi u promovua libri “Çamëria, bisk i ëndrrës” i shkrimtarit të mirënjohur Namik Selmani, gjithashtu u promovuan edhe 5 këngët më të fundit nga krijimtaria e Ilmi Kurtit.


Me mirënjohje pranova edhe titullin “Shën Tereza” të akorduar nga Shoqata Atdhetare Malësia me Kryetar Ilmi Kurti, “Mjeshtër i Madh”
Evente të tilla pasurojnë jetën kulturore në Malësi të Madhe dhe promovojnë vlerat më të larta të trevës sonë prandaj unë shpreh angazhimin tim për të vlerësuar dhe mbështetur çdo person apo shoqatë që ka në fokus promovimin e Malësorëve dhe Malësisë së Madhe.