Velipojë, qendra shëndetësore me shërbime të shtuara

0
Këtë sezon 7 raste të rënda dhe nuk është shënuar asnjë humbje jete
Me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, qendra shëndetësore në njësinë adminsitrative të Velipojës do të kthehet në një qendër shërbimi 24 orësh me personelin dhe shërbime të shtuara.
Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit që bënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Beci në qendrën shëndetësore verore në Plazhin e Velipojës, e cila ofron shërbim 24 orësh për pushuesit.
Që nga fillimi i sezonit veror në këtë qendër kanë marrë shërbim shëndetësor mbi 2000 pushues, janë trajtuar 7 raste të rënda dhe nuk është shënuar asnjë humbje jete.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.