Veleçiku i jep mundësinë Shënkollit të marrin komanden e grupit “A ” në kategorinë e dytë

0

Skuadra  e futbollit Veleçiku   I Koplikut , në përballje me  skuadren e Shenkollit  Lezhë, jo vetëm që  është mundur    pastër  me rrezultatin 3 me 0 ,nga skuadra  vëndase Shenkolli, por  me këtë humbje i ka shërbyer    Shënkollit  të marrin “komanden” e grupit  “A”  në kategorinë e dytë.Duke mposhtur   skuadrën  Koplikase Veleçiku   me rrezultatin e pastër   3 me 0 ekipi i Shenkollit, skuader kjo e drejtuar nga trajnieri  Vasel Sokoli , është ngjitur në krye të  grupit “A”  në kampionatin e futbollit  për kategorinë e dytë.Kjo ndeshje e cila  është kontrolluar thuajse totalisht  nga skuadra  vëndase  Sheënkolli,  pa mëdyshje që   duhet konsideruar , një fitore e merituar.Sipas infarmacioneve që kemi marrë nga koleget   tanë gazetaret sportive  në Lezhë , takimi ka nisur  me epërsi  nga askudra  vëndase , të cilët realizuan që  në minutën e  2-të  të takimit  me anë të  Vukajt.Pas   shënimit të  golit nga Shenkolli  është verejtur një farë reagimi nga ana e futbollistëve Koplikas të Veleçikut , të  cilët  nuk arriten të   konkretizojnë   disa  raste thuajse të  volitshme. Ndërkaq edhe futbollistët vëndas të shenkollit  i drejtohen disa herë portës  së Velecikut. Gjithësesi pika  më kulmore   e këtyre minutave  për skuadrën  e Veleçikut , është minuta e 34  e takimit ku Veleçiku kërkon golin e barazimit me një sulm të shpejt, ku Hajdari godet, por është  portieri  vëndas Xheka icili me një pritje spektakolare , eviton golin e  barazimit.Ndersa   pritej që të mbydhej pjesa e parë , skuadra e Shënkollit fiton të drejten e ekzekutimit  të një goditje nga distance prej 25 meter largë nga porta, ç’ka  ka bërë që  futbollisti Lleshi    të  gjuanjnë mjeshterisht  në  trekëndëshin e portës   Koplikase  të mbrojtur nga Bajri  , duke e mbydhur kështu pjesen e parë  me fitore të pastër  2me 0.Pas  pushimit pritej  reagimi ndryshe iVeleçikut, kjo edhe për faktin se në fushen e lojës   është   futur  Bardulla , një ish futbollist  i Vllaznisë, por nderrimet nuk kanë dhënë efektin e duhur për  Veleçikun. Dhe atë që  nuk e bënë  Veleciku e ka realizuar serish Shenkolli me anë të  futbollistit Zefi , duke realizuar golin e tretë    në këtë takim për  futbollistet  vëndas.Më këtë bhumbje  Veleçiku rikthehet serish tek  humbja , dhe për rrjellojë tek  mos- siguria e qëndrimit në kategorinë e dytë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.