Te dashur besimtarë muslimanë të Bashkisë Vau Dejës, dhe mbarë vëndit tonë! Me zemer uroj Gëzuar Fitër Bajramin!

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës Mark Babani dhe përfaqesues të institucioneve vendore, miq dhe dashamirës, uruam nga afër Imamin Vullnet Pishtari dhe të gjithë komunitetin musliman te zonës! Ditë të tilla të bekuara na bashkojnë gjithmonë!
Fiter Bajrami vjen pas një muaj sakrifice, duke na ftuar që të jemi mirënjohës Zotit per çdo bekim të dhënë në jetë!
Të dashur vëllezër dhe motra, le të qëndrojmë të bashkuar, për të shpërndarë lajmin e festës, gëzimit dhe harmonisë! Vau Dejës do vijojë të jetë i tillë, simbol i jeteses në paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit!
Gëzuar e me zemer të mirë Fitër Bajramin!