VAU DEJËS/ BASHKIA PASTRON KANALET KULLUESE

0
Mund të jetë një imazh i bar
Ditët me diell po shfrytëzohen nga Bashkia Vau Dejës për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Në mënyrë intensive po punohet në fshatrat:
Kukel, Barbullush, Sumëz, Mali Jushit, Rranxa dhe Shkjezë në Njësinë Administrative Bushat
Sëbashku me administratën time inspektuam punën që po bëhet në terren.
Mirënjohohje për punonjësit e sherbimeve publike të cilët po bëjnë një punë të mirë fshat më fshatMund të jetë një imazh i 3 persona
Një pjesë e këtyre kanaleve fatkeqësisht kanë humbur gjurmët e tyre për shkak të mosfunksionimit ndër vite, ndaj është dashur angazhimi i dy fadromave, një eskavator me zinxhir si dhe një tjetër me goma për hapjen e këtyre kanaleve të cilat janë tejet të rëndësishme për fermerët e zonës. Falë funksionimit të tyre kullimi i tokave do të jetë i mundur si dhe parandalimi i përmbytjeve në rast reshjesh intensive.
Më shumë punë për komunitetin, më afër banorëve.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.