U përurua shtatorja e trimit të Malësisë së Madhe, Baca Kurtit Gjokaj, në fshatin Milesh afër Tuzit.

0

Aktiviteti i zbulimit të shtatores e cila ishte iniciativë e vëllazërisë Gjokaj, u zhvillua të martën në lamën e fshatit Milesh, aty ku u vendos shtatorja e Baca Kurtit.Në emër të vëllazërisë Gjokaj foli Enver Gjokaj, kryetar i shoqatës Malësia e Madhe në Kaliforni (SHBA) i cili falënderoi diasporën për përkrahjen financiare për realizimin e kësaj vepre. Moderatore e aktivitetit ishte Gabriela Gjelaj, ndërsa për rëndësinë e veprës së Baca Kurtit foli edhe Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.Fjala e rastit i takoi gazetarit dhe patriotit të madh nga Tirana, Marin Mema.Marin Mema në fjalën e tij porositi Malësinë dhe malësorët të qëndrojnë të bashkuar dhe unik, “siç vet vepra e Baca Kurtit ju sygjeron”.Këngëtari nga Kosova, Tom Sokoli interpretoi këngën e Baca Kurtit dhe të Lidhjes së Priztrenit, ndërsa pati edhe recitime nga Kolë Vulaj dhe Ruzhdi Beqaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.